الجاثية Al-Jaathiya
(1) Hâ, Mîm.
(2) (Kjo është) Shpallja e Librit të Perëndisë, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm!
(3) Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ekzistojnë dokumente për ata që besojnë,
(4) edhe në krijimin tuaj dhe të shtazëve, të shpërndara (nëpër Tokë), ka argument për popullin që beson me këmbëngulje;
(5) edhe në ndërrimin e natës dhe të ditës, dhe në shiun që e lëshon Perëndia prej qielli e që me të e gjallëron tokën, pas thatësisë së saj, edhe ndërrimit të erërave, ka argumente për njerëzit që mendojnë.
(6) Këto janë argumentet e Perëndisë, të cilat Ne ty t’i tregojmë me tërë të vërtetën, e në çfarë fjale, pos Allahut (Kur’anit) dhe argumenteve të Tij, do të besojnë ata?!
(7) Mjerë për çdo gënjeshtar, mëkatar (të madh)!
(8) (i cili) dëgjon argumentet e Perëndisë që i lexohen, e përsëri është mendjemadh (e duke mos pranuar), thuajse nuk i ka dëgjuar ato, sihariqoje atë me dënim të dhembshëm!
(9) E, kur të njohtohet me diçka nga ajetet Tona, ai ato – i përqeshë. Për të tillët do të ketë dënim të poshtëruar.
(10) Para tyre është xhehennemi, dhe nuk do t’ju ndihmojë asgjë ng ato që kanë fituar, as ata (idhujtë) që i kanë marrë, pos Perëndisë, për mbrojtës! Ata i pret mundim i madh.
(11) Ky është (Kur’ani) udhërrëfyes në rrugën e drejtë, e ata që nuk besojnë argumentet e Zotit të tyre, për ta ka mundim të madh, të dhembshëm.
(12) Perëndia është Ai që ju ka nënshtruar juve detin, që, nëpë të me urdhërin e Tij, të lundrojnë anijet, për t’i kërkur dhuntitë e Tij dhe për të qenë ju mirënjohës.
(13) Dhe ju ka nënshtruar juve çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këto ka këshilla për popullin që mendon.