(105) Dhe, Ne, e kemi shpallur Kur’ani në mënyrë të vërtetë dhe ai është i shpallur me plotë dijeni. Dhe, Ne, të kemi dërguar ty vetëm sihariq dhe paralajmërues.
(106) Dhe, Ne, Kur’anin e kemi shpallur pjesë-pjesë, që ti t’jua mësosh njerëzve dalngadalë, dhe Ne, e kemi shpallur atë kohë pas kohe (sipas nevojës).
(107) Thuaj: “Besoni në te (Kur’an) apo nuk besoni, me të vërtetë, atyre që u është dhënë dijenia para tij, kur t’ju mësohet ai (Kur’ani), binë me fytyrat e veta, duke i bërë sexhde Atij (Perëndisë),
(108) dhe thonë: “Qoftë i lavdëruar Zoti ynë! Me të vërtetë, premtimi i Zotit tonë është i kryer!”
(109) Dhe, bien me fytyrë, për tokë, duke qajtur, dhe ai (leximi i Kur’anit) ua rritë përuljen atyre.
(110) Thuaj: “Thirre: ‘Mëshiruesin (Ja Rrahman!)’. Me cilindo emër që ta thirrni ju Atë, Ai ka emrat më të bukur. Mos e lexo Kur’anin me zë të lartë, e as edhe me zë tepër të ulët! Kërkoje në mes këtyre – rrugën (formën) mesatare”.
(111) Dhe thuaj: “Qoftë lavdëruar Perëndia i cili (për Vete) nuk ka marrë fëmijë, dhe i cili nuk ka shok në pushtet, dhe i cili nuk ka nevojë për ndihmës, për shkak të pafuqisë dhe madhëroje Ate me madhërinë e plotë!”
الكهف Al-Kahf
(1) Qoftë lavdëruar Perëndia, i cili ia shpalli Librin robit të Vet (Muhammedit), e që, nuk ka në të kurrfarë shtrembërimi, por
(2) është i drejtë për të paralajmëruar me anë të tij dënim të ashpër (për mohuesit), e që t’i sihariqojë besimtarët, që punojnë vepra të mira, se, për ta ka shpërblim të bukur,
(3) duke qëndruar në të (xhennet), përherë,
(4) dhe, që t’i paralajmërojë ata që thonë: “Perëndia ka marrë për Vete – fëmijë”.