(68) Dhe fryhet në Sur (Buri), e vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, do të mbesin vetëm ata që do Perëndia; pastj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin (çka do të ndodhë).
(69) Dhe Toka do të shndëritet me dritën e Zotit të vet dhe do të vendoset libri, do të sillen pejgamberët dhe dëshmitarët dhe do të gjykohen ata me drejtësi, e nuk do t’u bëhet asgjë e pa drejtë;
(70) secilit njeri do t’i jepet shpërblimi për atë që ka bërë, meqë Ai di më së miri se çka kanë punuar.
(71) Dhe jobesimtarët do të shtyhen në ferr, grupe-grupe, dhe kur të arrijnë atje, hapen dyert e tij dhe rojtarët u thonë atyre: “A nuk u kanë ardhur pejgamberët nga mesi juaj, të cilët ju lexonin argumentet e Zotit tuaj e ju tërheqnin vërejtjen për takimin e kësaj dite? Mohuesit do të thonë: “Po, me të vërtetë, (na kanë ardhur), por është e sigurt fjala e Perëndisë për dënimin e mohuesve”.
(72) (Atyre) u thuhet: “Hyni në portat e ferrit, ku do të qëndroni gjithmonë në të! Sa vend i shëmtuar që është ai për mendjemëdhenjtë!
(73) E, ata që janë ruajtur (nga mëkatet), do të shtyhen në xhennet, grupe-grupe dhe dyert e tij hapen e do t’u thonë atyre rojtarët e tij: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju jeni të kënaqur, andaj hyni në të, ku do të qëndroni përgjithmonë!”
(74) Ata do të thonë: “Falenderimi qoftë për Perëndinë, që na plotësoi premtimin e Vet e na dha në trashëgim tokën (e xhennetit), që të vendosemi si të duam!” Sa i mrekullueshëm është shpërblimi i atyre që kanë punuar (sipas dispozitave të Perëndisë)!