الطور   سورة  : At-Tur


سورة Sura   الطور   At-Tur
أَفَسِحْرٌ هَٰذَا أَمْ أَنتُمْ لَا تُبْصِرُونَ (15) اصْلَوْهَا فَاصْبِرُوا أَوْ لَا تَصْبِرُوا سَوَاءٌ عَلَيْكُمْ ۖ إِنَّمَا تُجْزَوْنَ مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ (16) إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَعِيمٍ (17) فَاكِهِينَ بِمَا آتَاهُمْ رَبُّهُمْ وَوَقَاهُمْ رَبُّهُمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ (18) كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئًا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ (19) مُتَّكِئِينَ عَلَىٰ سُرُرٍ مَّصْفُوفَةٍ ۖ وَزَوَّجْنَاهُم بِحُورٍ عِينٍ (20) وَالَّذِينَ آمَنُوا وَاتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُم بِإِيمَانٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَمَا أَلَتْنَاهُم مِّنْ عَمَلِهِم مِّن شَيْءٍ ۚ كُلُّ امْرِئٍ بِمَا كَسَبَ رَهِينٌ (21) وَأَمْدَدْنَاهُم بِفَاكِهَةٍ وَلَحْمٍ مِّمَّا يَشْتَهُونَ (22) يَتَنَازَعُونَ فِيهَا كَأْسًا لَّا لَغْوٌ فِيهَا وَلَا تَأْثِيمٌ (23) ۞ وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ غِلْمَانٌ لَّهُمْ كَأَنَّهُمْ لُؤْلُؤٌ مَّكْنُونٌ (24) وَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ يَتَسَاءَلُونَ (25) قَالُوا إِنَّا كُنَّا قَبْلُ فِي أَهْلِنَا مُشْفِقِينَ (26) فَمَنَّ اللَّهُ عَلَيْنَا وَوَقَانَا عَذَابَ السَّمُومِ (27) إِنَّا كُنَّا مِن قَبْلُ نَدْعُوهُ ۖ إِنَّهُ هُوَ الْبَرُّ الرَّحِيمُ (28) فَذَكِّرْ فَمَا أَنتَ بِنِعْمَتِ رَبِّكَ بِكَاهِنٍ وَلَا مَجْنُونٍ (29) أَمْ يَقُولُونَ شَاعِرٌ نَّتَرَبَّصُ بِهِ رَيْبَ الْمَنُونِ (30) قُلْ تَرَبَّصُوا فَإِنِّي مَعَكُم مِّنَ الْمُتَرَبِّصِينَ (31)
الصفحة Page 524
(15) pra, a është kjo magji, apo ju nuk shihni?
(16) Përcëllohuni në të; e, duroni apo mos duroni, njësoj është për ju, - ky është ndëshkimi juaj vetëm për atë që keni bërë”.
(17) Me të vërtetë, ata që kanë besuar do të gjenden në kopshtet e xhennetit dhe lumturi,
(18) duke u kënaqur me atë që u ka dhënë Zoti i tyre, i ka ruajtur ata Zoti i tyre prej dënimit të skëterrës.
(19) (Atyre u thuhet): “Hani e pni me kënaqësi, për atë që keni punuar!”
(20) Të mbështetur në divane (kanape) të renditura, do t’i martojmë ata me hyrie, sysh të bukur.
(21) E, ata që kanë besuar dhe u shkojnë pas pasardhësit e tyre në besim, do t’ju bashkojmë pasardhësit e tyre dhe nuk do t’ju pakësojmë asgjë nga veprat e tyre – çdo njeri është peng (përgjegjës) për atë që ka punuar –
(22) dhe do t’ju zgjërojmë dhuntitë atyre me pemë dhe mish që ju ka ënda;
(23) në të (xhennet) ia zgjasin njëri-tjetrit gotat e mbushura, aty nuk do të ketë biseda të kota, as mëkate, -
(24) e, do të sillen rreth tyre shërbyes (gilmanët) djelmosha të ngjashëm me margaritarin e ruajtur,
(25) dhe njëri-tjetrit i drejtohen duke e pyetur,
(26) e do të thonë: “Ne, më parë – në familjet tona jemi frikësuar (nga dënimi),
(27) e, Perëndia na ka dhuruar mëshirë dhe na ka ruajtur nga dënimi i rëndë (i frumës helmuese).
(28) Ne, më parë (në jetën tokësore) e kemi adhuruar Atë, Ai, me të vërtetë, është bamirës dhe mëshirues”.
(29) Andaj, këshillo ti (o Muhammed), se ti, me dhuntinë (profetninë) e Zotit tënd, nuk je as fallxhi as i çmendur.
(30) Ose të thonë ata: “(Ai – Muhammedi është) vjershtar, të presim derisa ta zhdukë vdekja”.
(31) Thuaju (atyre): “Pritni, se, me të vërtetë, edhe unë jam nga ata që presin!”
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022