(85) Me të vërtetë, Ai që ta ka shpallë ty Kur’anin, do të kthejë ty në vendin që të është premtuar. Thuaj: “Zoti im di më së miri kush ka ardhur me udhëzim të drejtë, e kush është në humbje të plotë.
(86) Ti nuk ke shpresuar se do të dërgohet Libri (Kur’ani), përveç mëshirës nga Zoti yt (të është shpallë ty); andaj, kurrsesi mos iu bënë ndihmës mohuesve!
(87) Dhe, kurrsesi – le të mos pengojnë ty (ata) prej ajeteve të Perëndisë, pasi që të janë shpallur ty! Lutju Zotit tënd eh kurrsesi mos u bënë prej idhujtarësh!
(88) Dhe, mos adhuro – pos Perëndisë, zot tjetër! S’ka zot tjetër përveç Tij! Çdo gjë, pos Tij, është e destinuar të shkatërrohet! Për Te është gjykimi dhe tek Ai është kthimi!
العنكبوت Al-Ankaboot
(1) Elif, Lám, Mîm.
(2) mendojnë njerëzit se do të lihen (të qetë) nëse thonë: “Na kemi besuar! E që ata nuk do të vihen në sprovë?
(3) E, me të vërtetë, Ne i kemi sjellë në sprovë, ata që kanë qenë para tyre, e Perëndia do të tregojë për ata që thonë të vërtetëen dhe për ata që gënjejnë.
(4) A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqia – se do t’i shpëtojnë (dënimit Tonë)? Sa keq po gjykojnë ata!
(5) Kush shpreson takimin te Perëndia – me të vërtetë do të arrijë Dita e caktuar. E Ai, i dëgjon dhe i di të gjitha.
(6) Kush përpiqet (në rrugën e Perëndisë), përpiqet vetëm për të mirën e vetvetes, se Perëndia, me të vërtetë, është i pavarur prej çdo gjëje.