(112) (Këta jën ata) që pendohen (për mëkatet e tyre), që e adhurojnë (Perëndinë), dhe e falenderojnë Atë, dhe agjërojnë, dhe bëjnë ruqu dhe sexhde, (falin namazin), urdhërojnë me vepra të mira, e pengojnë prej të këqiave dhe të cilët ruajnë dispozitat e Perëndisë. E sihariqoj besimtarët!
(113) Nuk është për Pejgamberin dhe besimtarët, që të kërkojnë falje për idhujtarët, madje, qofshin edhe të afërm të tyre, pasi që t’ju bëhet e qartë se ata janë banorë të xhehennemit.
(114) E, kërkesa e Ibrahimit për faljen e babës së tij, ka qenë vetëm për shkak të premtimit që ia kishte dhënë ai (Ibrahimi) atij. Por, kur iu bë e qartë se ai (babai i tij), është armik i Perëndisë, u tërhoq prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte lutës i madh dhe i butë.
(115) Perëndia nuk e humbë një popull pasi ta ketë udhëzuar në rrugë të drejtë, përderisa të mos u tregojë se prej se duhet të ruhen. Me të vërtetë, Perëndia, është i dijshëm për çdo gjë.
(116) Me të vërtetë, Perëndisë i takon pushteti i qiejve dhe i Tokës. Jeta dhe vdekja janë vepra të Tij. Dhe ju, përveç Perëndisë, nuk keni as mik as ndihmës.
(117) Perëndia, me të vërtetë, pranoi pendimin e Pejgamberit, të muhaxhirëve dhe të ensarëve, të cilët shkaun pas atij në çastin e vështirë, pasi që zemrat e disa prej tyre, për një fije qenë afër shmangies, pastaj Perëndia pranoi pendimin e tyre. Se, Ai, me të vërtetë, është i butë dhe i mëshirshëm ndaj tyre.