(104) Ti nuk po kërkon prej tyre kurrfarë shpërblimi për këtë. Ai (Kur’ani), është vetëm këshillë për botën.
(105) E, sa shumë dokumente ka në qiej dhe në Tokë pranë të cilëve kalojnë ata, e ata shmangën nga ato, e nuk mendojnë!
(106) Shumica e tyre nuk besojnë në Perëndinë, por i bëjnë shok Atij.
(107) A janë të sigurtë ata se nuk do t’i godas fatkeqësia – dënim nga Perëndia, ose që do t’i arrijë ata papritmas çasti (Dita e Kijametit), e që ata as që do ta hetojnë atë?
(108) Thuaj: “Kjo është rruga ime, unë thërras (në besimin) e Perëndisë, duke pasur argumente të qarta, unë dhe çdonjëri që më pason mua, dhe qoftë lavdëruar Perëndia, unë nuk jam prej idhujtarëve!”
(109) E, Na kemi dërguar edhe para teje vetëm burra, nga banorët e qyteteve, të cilëve ua dërguam Shpalljen. E, vallë! A nuk kanë udhëtuar ata nëpër Botë, e të shohin se si ka qenë fundi i atyre që ishin para tyre? E, bota tjetër është, me të vërtetë, më e mirë për ata që i druajnë Perëndisë. A nuk po mendoni?
(110) Dhe kur pejgamberët gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpallen për gënjeshtarë, atëherë i arriti ndihma Jonë: Na e shpëtojmë atë që duam Ne, e nuk zmbrapset dënimi Ynë nga populli mëkatarë.
(111) Në tregimet e atyre (pejgamberëve) ka këshilla për ata që janë mendarë. Kur’ani nuk është tregim i trilluar, por ai është vërtetues i (librave) që janë shpallë para tij dhe shpjegues i çdo gjëje, dhe udhërrëfyes e mëshirë për popullin besimtarë.