(10) Ata që të janë betuar ty në besim (pë të ndjekë rrugën tënde) – në të vërtetë, janë betuar në besim të Perëndisë – Dora (dhuntia) e Perëndisë është mbi duart e tyre! Ai që e prishë betimin, e prishë në dëm të vetin, e nëse e plotëson betimin ndaj Perëndisë, Ai do t’i jep atij shpërblim të madh.
(11) Do të të thonë ty arabët e shkretëtirës (beduinët), të cilët ngelën pas jush dhe nuk erdhën me ju: “Na angazhuan (preokupuan) neve pasuria jonë dhe familjet tona, e lutju (Perëndisë) të na falë neve!” Ata flasin me gjuhën e tyre, atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaju (atyre): “Kush mund ta pengojë Perëndinë ndaj jush, nëse Ai don t’ju godet juve me ndonjë dëm, ose nëse don t’ju bëjë ndonjë të mirë?!” Jo, Perëndia di atë që punoni ju.
(12) Jo, por ju keni menduar se Pejgamberi dhe besimtarët nuk do të kthehen kurrë te familjet e tyre, kjo ju ka zbukuruar juve në zemrat tuaja dhe ju keni menduar në mënyrën më të shëmtuar, dhe jeni bërë popull që do të zhdukeni.
(13) Kush nuk beson në Perëndinë dhe në Pejgambeirn e Tij, - Na kemi përgatitur për mohuesit zjarrin flakërues!
(14) Të Perëndisë janë pushteti i qiejve dhe i Tokës. Ai falë kë të dojë; e dënon kë të dojë – Perëndia falë shumë dhe është mëshirues.
(15) Do t’u thonë juve ata që ngelën pas jush (në luftë), kur të shkoni me marrë plaçkat e luftës: “Lejona edhe neve që t’ju pasojmë juve!” Ata do të donin ta ndërrojnë fjalën e Perëndisë (premtimin). Thuaju: “Ju, kurrsesi nuk do të na pasoni, këtë e ka thënë Perëndia qysh më parë!” E ata do të thonë: “Nuk është ashtu, por, ju na keni zili neve”. Jo, nuk është as kjo, por ata pak kuptojnë.