(31) E, atë që ta kemi shpallur ty prej Librit, është e vërtetë e saktë, duke qenë vërtetues për atë që është shpallur para tij. – Perëndia, me të vërtetë, për robërit e Vet i di të gjitha dhe Ai i sheh të gjitha.
(32) Pastaj, Ne u kemi dhënë Librin (Kur’anin) robërve Tanë të zgjedhur. Disa prej tyre i kanë bërë dëm vetes (duke bërë mëkate), e disa prej tyre janë në rrugë të mesme, e disa prej tyre shkojnë përpara me të mira, me lejën e Perëndisë. Kjo është dhunti e madhe,
(33) xhennetet e Adnit në të cilin hyjnë ata, duke u veshur me bylyzykë të arit dhe margaritarë, veshja e tyre, në to, është prej mëndafshi.
(34) Dhe thonë ata: “Falenderojmë Perëndinë, i cili e ka zhdukru hidhërimin nga ne. Me të vërtetë, Zoti ynë është falës dhe falenderues –
(35) i cili, me mirësinë e Tij na ka shpënë në shtëpinë e banimit të përhershëm, në të cilën nuk do të lodhemi dhe në të cilën nk do të rraskapitemi”.
(36) E, për ata që nuk besojnë është zjarri i skëterrës, ata nuk do të dënohen (me vdekje), dhe nuk do të vdesin, dhe as që do t’u lehtësohet dënimi në të, - ja kështu, Ne do ta dënojmë çdo mohues, -
(37) ata, në të, do të thërrasin (duke bërtitur): “O Zoti ynë, nxirrna (prej zjarrit), do të bëjmë vepra të mira, e jo asosh çfarë kemi bërë”. (Atyre ju thuhet): “Vallë, a nuk u kemi dhënë Ne jetë juve, aq sa që të mendohet pët të – ai që don të këshillohet, e juve madje, u pat ardhur paralajmëruesi. Andaj, shijoni (dënimin). E, për zullumqarët nuk ka kurrëfarë ndihmësi!
(38) me të vërtetë, Perëndia është i Gjithëdijshëm për sekretet e qiejve dhe të Tokës. Me të vërtetë, Ai di çka ka në zemrat e njerëzve.