(8) A po trillon gënjeshtra për Perëndinë apo është i çmendur?” Asnjëra, por ata që nuk besojnë në jetën tjetër, do të dënohen dhe janë në humbje të madhe.
(9) E, vallë, a nuk shohin ata çka ka para tyre e pas tyre, prej qiellit dhe Tokës?! Sikur të donim Ne, do t’i fundosnim ata në tokë ose do të hudhnim copa nga qielli. Me të vërtetë, në këtë ka argument për çdo rob që kthehet te Perëndia.
(10) Me të vërtetë, Ne i kemi dhënë Davudit dhunti prej Nesh. (Dhe kemi thënë): “O male! Jehoni në lavdërimin Tim bshkë me te (Davudin)! Po ashtu – edhe ju shpendë dhe Ne ia zbutëm atij hekurin,
(11) (dhe i thamë Ne atij): “Puno ti pancire (këmisha të hekurit) të gjerë! Thurri ato në masa të nevojshme dhe puno vepra të mira. Me të vërtetë, Unë shoh çka punoni ju.
(12) (Dhe, ia nënshtruam Ne) Sulejmanit – frymën, me të cilën, udhëtimi i paraditës ishte sa i një muaji, e ai i pasditës (po ashtu) sa një muaj; dhe Ne kemi bërë që t’i rrjedhë atij bakri prej burimit (që ecën uji) dhe disa nga xhindët i nënshtroi që të punojnë para syve të tij, me urdhërin e Zotit të tij. E, kushdo prej tyre që largohet nga urdhëri Ynë, kemi bër që ai ta shijojë dënimin e zjarrit.
(13) Ata i punonin atij ç’dëshironte: tempuj dhe përmendore, enë të gjera si rezervoar dhe qypa të mëdhenj – të palëvizshëm (për shkak të madhësisë). “O familje e Davudit! Punoni duke falenderuar (Perëndinë)!” – E, pak nga robërit e Mi janë falenderues.
(14) E, kur Ne atij ia caktuam vdekjen, atyre nuk u dha shenjë askush, për vdekjen e tij, pos krimbit të drurit (i cili ia brejti shkopin). Dhe, pasi u rrëzua (Sulejmani, iu shkatërrua shkopi), u bë e qartë se xhindët – sikur ta dinin të padukshmen (vdekjen e tij), nuk do të mbetnin në dënimin e poshtëruar.