(197) Koha e haxhxhillëkut është në muaj të caktuar; ai që e obligon veten të kryejë haxhxhin, nuk duhet të ketë marrëdhënie me gruan dhe as nuk duhet të bëjë grindje e sharje. Ndërkaq çdo vepër të mirë që bëni, Perëndia e di. Dhe furnizohuni me gjërat që u nevojiten për rrugë, e furnizimi më i mirë është të largoheni nga të lypurit (në haxhxhillëk). Prandaj druani prej Meje or mendar!
(198) Nuk është mëkat të kërkoni nga Zoti juaj ndonjë të mirë (materiale). E kur të ktheheni nga Arafati, përmendni Zotin në vendet e shenjta, përmendni atë Zot, që ju ka udhëzuar në rrugën e drejtë, sepse, ju më parë ishi të humbur.
(199) Mandej kthehuni nga Arafati, siç kthehen të gjithë të tjerët dhe kërkoni ndjesë prej Perëndisë! Se Perëndia është mëshirues e falë.
(200) E pasi t’i kryeni ceremonitë e haxhxhit, përmendni Perëndinë ashtu si i keni kujtuar prindërit tuaj, apo edhe më tepër! Disa njerëz thonë: “Zoti ynë epna të mira në këtë botë!” Por për këta s’ka asnjë të mirë në ahiret.
(201) E, disa nga njerëzit thonë: “Zoti ynë, epna të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër! Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”
(202) Për veprat që këta kanë punuar ka shpërblim. – Se, Perëndia, i bënë llogaritë shpejt.