(68) Unë ua sjell urdhërat e Zotit tim dhe unë jam këshilltar i sinqertë.
(69) A po çuditeni që këshilla e Zotit tuaj, t’ju vijë ng një njeri i mesit tuaj, që t’ju tërheq vërejtjen. Kujtonie që Ai ju bëri zëvendës pas popullit të Nuhut dhe ju rriti me trup (dhe fuqi). Kujtonie dhuntitë e Zotit për të qenë të lumtur!”
(70) Ata thanë: “A mos na ke ardhur ti neve për ta adhuruar na vetëm një Perëndi, e t’i lëmë ato që i kanë adhuruar prindërit tanë? Na jep atë çka na premton, nëse je i vërtetë!”
(71) Ai tha: “Në ju ka rënë dënimi dhe zemrimi i Zotit tuaj. A doni të polemizoni me mua për emrat (e putave tuaj), të cilët ua keni dhënë ju dhe prindërit tuaj, e për të cilat, Perëndia nuk u ka sjellë kurrfarë argumentesh. Pra, pritni, se edhe unë po pres me ju!”
(72) Dhe Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të, me mëshirën Tonë. E, i shfarosëm të gjithë ata, që i përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nuk besuan.
(73) Dhe (Na, ia dërguam popullit) themudit – vëllaun e tyre – Salihun. Ai tha: “O populli im! Adhuronie Perëndinë, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. Madje, me të vërtetë, ju ka ardhur argument nga Zoti juaj: kjo deve e Perëndisë për ju, është një mrekulli. Lëreni të kullosë në tokën e Perëndisë dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju pret ndëshkimi i ashpër!