(14) dhe ka prej nesh muslimanë, e ka prej nesh edhe mëkatarë, e kush e ka përqafuar islamizmin, e ka zgjedhur rrugën e drejtë,
(15) kurse, jobesimtarët, do të jenë lëndë djegëse të skëterrës”.
(16) Sikur të qëndronin në rrugën e vërtetë, Ne do t’i furnizonim me ujë të bollshëm,
(17) për t’i vënë me këtë në sprovë ata; e kushdo që largohet nga të përkujtuarit Zotin e tij, Zoti atë ia nënshtron dënimit të ashpër.
(18) Xhamiat i janë kushtuar Perëndisë, dhe mos iu lutni askujt, përveç Perëndisë!
(19) E, kur adhuruesi i Perëndisë (Muhammedi), u ngrit t’i lutet Atij, ata (xhindët) u tubuan rreth tij si të ishin shtëllungë leshi.
(20) Thuaj (o Muhammed!): “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe askë s’ia bëjë shok Atij”.
(21) Thuaj (o Muhammed!): “Unë nuk mundem t’jua largojë ndonjë dëm juve e as t’ua sjell ndonjë dobi (vetëm Perëndia ka pushtet për këtë)”.
(22) Thuaj (o Muhammed!): “Me të vërtetë, mua askush nuk mund të më mbrojë nga dënimi i Perëndisë; as që mund të gjejë strehim tjetër kund, përveç te Ai, -
(23) (Unë s’kam tjetër funksion) përveç që t’ua predikojë atë që vjen nga Perëndia dhe të dërguarit e Tij”. E, ai që s’dëgjon Perëndinë dhe të Dërguarin e Tij, atë e pret zjarri i skëterrës, në të cilin do të mbetet përgjithmonë. –
(24) E, kur ata të shohin atë për çka u është tërhequr vërejtja, do ta dinë ata se kush është më i dobët (në ndihmë) dhe në numër më i vogël.
(25) Thuaj (o Muhammed!): “Unë nuk e di, a është afër ajo që u është premtuar juve, apo Zoti im ka caktuar për të afat (më të gjatë),
(26) vetëm Ai i di sekretet dhe Ai nuk ia zbulon sekretet e Veta askujt;
(27) përveç atij të cilin Ai e ka zgjedhur për të dërguar (pejgamber); andaj, Ai para tij dhe pas tij, i vë ata që e ruajnë (engjëjt)
(28) në mënyrë që t’i dijë (qartë) se a i kanë zbatuar misionet e Zotit të tyre. Ai di në hollësi çdo gjë që është te të dërguarit; Ai di numrin e çdo gjëje që ekziston.