(27) E, pas kësaj, Perëndia e pranon pendimin për kë të dojë. Perëndia është falës dhe mëshirues.
(28) O besimtarë! Me të vërtetë, idhujtarët janë të ndytë, dhe mos t’i afrohen Mesxhidil-haramit pas haxhxhit të këtij viti. E, nëse i frikoheni varfërisë, në dasht Perëndia, ju bënë të pasur dhe dhuntitë e Veta. Se, Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
(29) Luftoni kundër atyre që nuk besojnë në Perëndinë, as Ditën e Kijametit, që nuk e marrin për të ndaluar atë që e ka ndaluar Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, dhe që nuk e pranojnë fenë e vërtetë, - atyre që u është dhënë Libri, derisa të mos japin xhizje (tatim) me dorën e vet, të përulur.
(30) Hebrenjt thonin: “Uzejri është i biri i Perëndisë, të krishterët thonin: “Isai është i biri i Perëndisë. Këto janë fjalët e tyre, nga goja e tyre, i imitojnë fjalët e mohuesve të mëparshëm. I vraftë Perëndia! Si po shmangën (nga e vërteta)!
(31) Ata, përpos Perëndisë kanë konsideruar për zot dijetarët e tyre dhe murgët e tyre dhe Isain – të birin e Merjemit, kurse u është urdhëruar që të adhurojnë vetëm një Zot, - s’ka zot tjetër përveç Tij. Ai është shumë lartë nga ata të cilët i barazojnë me Te.