(10) E ata që nuk kanë besuar dhe i kanë mohuar dokumentet Tona – do të jenë banorë të zjarrit, në të do të qëndrojnë përherë. E sa mbarim i tmerrshëm ësthë ai!
(11) Nuk ngjan kurrfarë fatkeqësie pa lejen e Perëndisë, e ai që i beson Perëndisë, ia udhëzon (në rrugë të drejtë) zemrën e tij. Perëndia di mirë çdo gjë.
(12) Përuluni Perëndisë dhe Profetit të Tij; e nëse shmangeni ju, Profeti Ynë ka të vetmen detyrë që t’ju shpjegojë qartë.
(13) Perëndia është i vetmi Zot dhe vetëm te Perëndia le të mbështeten besimtarët.
(14) O besimtarë, me të vërtetë, edhe prej grave tuaja edhe prej fëmijëv tuaj keni armiqë, andaj ruajuni prej tyre! E nëse ju nuk ua shihin për të madhe (gabimet) dhe i harmonizoni marrëdhëniet dhe ua falni, (është mirësi), - e Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues.
(15) Pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm provë për ju, e te Perëndia shpërblimi është i madh;
(16) andaj druajuni Perëndisë sa të mundeni, dhe dëgjoni, dhe përuluni dhe shpenzoni (prej pasurisë suaj) për të mirën tuaj. E ata që ruhen nga lakmia e madhe, janë fitues.
(17) Nëse i jepni hua të bukur Perëndisë, Ai ua kthen shumëfish atë dhe ua falë (gabimet). – Perëndia është falënderues dhe nuk nxiton në dënime.
(18) Ai është njohës i gjërave të dukshme dhe të padukshme, (Ai është) i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.