(44) Ai (Perëndia) e sjell ditën dhe natën (ndërrimin dhe zgjatjen e tyre). Me të vërtetë, në këtë – ka këshillë për ata që janë largpamës.
(45) Perëndia ka krijuar çdo lloj shtaze prej ujit: disa nga ato ecin me barkun e tyre, kurse një pjesë ecin në dy këmbë, e disa prej tyre në katër këmbë. Perëndia krijon çka të dojë. Me të vërtetë, Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë.
(46) Na – madje, i kemi shpallur ajetet e qarta; e Perëndia e udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.
(47) E, hipokritët thonë: “Na kemi besuar Perëndinë dhe Pejgamberin dhe kemi qenë të përulur”. E, pastaj, u shmangën disa prej tyre (pasi e thanë këtë). E, këta (në të vërtetë), nuk janë besimtarë.
(48) Dhe, kur të thirrën te Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, një grup nga ata shmangët;
(49) vetëm nëse dinë që drejtësia është në anën e tyre, ata vijnë përulshëm (me shpëjtim).
(50) A mos është në zemrat e tyre sëmundja (hipokrizia), apo dyshojnë, apo druajnë se Perëndia dhe Pejgamberi i Tij do t’u bëjnë padrejtësi? Jo, por ata janë zullumqarë të vërtetë.
(51) Vetëm është fjala e besimtarëve, kur ata të thirren te Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, për të thonë: “Dëgjojmë dhe përulemi!” Dhe, këta me siguri janë të shpëtuar.
(52) E, ata që i përulen Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij dhe druajnë nga Perëndia dhe i frikohen Atij, vetëm ata janë të lumtur.
(53) Ata (hipokritët) janë betuar në Perëndinë, me betimin më të madh, se, nëse ti (o Muhammed) i urdhëron ata, që të shkojnë në luftë – ata me siguri do të dalin. Thuaj: “Mos betoheni! (Preju jush) kërkohet përulja si duhet. Perëndia, me të vërtetë, është i dijshëm për atë që punoni ju”.