(77) A nuk e dinë ata se Perëndia di atë që fshehin dhe atë që shpallin.
(78) Disa prej tyre janë analfabetë (nuk dinë të lexojnë) Librin, përveç disa trillimeve; dhe ata flasin vetëm me hamendje.
(79) mjer ata që me duart e tyre shkruajnë vepër (të rrejshme), e pastaj thonë: “Kjo është prej Zotit” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël. Dhe mjer ata, që kanë shkruar me duart e tyre, dhe mjer ata që fitojnë në këtë mënyrë!
(80) Ata (Hebrenjtë) thanë: “Zjarri nuk do të na prekë, përveç disa ditësh të numruara”. Thuaj (O Muhammed): “A keni marrë për këtë ndonjë zotim prej Perëndisë – se Zoti nuk e shkel kurrë zotimin e vet; ose po shpifni kundër Perëndisë aso gjërash që nuk i dini?”
(81) O, me të vërtetë! Ata që punojnë vepra të këqia dhe fajet e tyre të përhapen nga të gjitha anët, ata do të jenë banorë të skëterrës, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
(82) Kurse, ata që punojnë vepra të mira – ata do të jenë banorë të xhennetit ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
(83) Dhe kur nga bijt e Israelit morëm premtimin se vetëm Perëndisë do t’i luten, dhe se do t’u bëjnë mirë prindërve, të afërmve, bonjakëve dhe të varfërve, e do t’u flasin fjalë të mira njerëzve dhe do të bëjnë namazin, e do të japin zeqatin; mirëpo, pastaj, ata, përpos një pakice të vogël, këto detyra i lanë pas dore, duke iu shmangur obligimit;