القارعة   سورة  : Al-Qaari'a


سورة Sura   القارعة   Al-Qaari'a
الصفحة Page 600
(10) dhe kur të dali në shesh ajo që është në zemra (e mira dhe e keqja),
(11) Zoti i tyre, me siguri, atë Ditë do të dijë çdo gjë për ta.
القارعة Al-Qaari'a
(1) Goditja e tmerrshme (Kijameti)!
(2) Ç’është Goditja e tmerrshme!
(3) Kush të tregon ty për Goditjen e tmerrshme?
(4) Njerëzit, atë Ditë do të jenë të shpërndarë si fluturat,
(5) kurse malet – si leshi i shprishur.
(6) Atij (njeriut), veprat e mira të të cilit rëndojnë në peshojë
(7) ai do të jetë në jetën e kënaqur (në jetën e përhershme),
(8) e atij (njeriu), veprat e mira të të cilit nuk rëndojnë në peshojë,
(9) strehimi i tij do të jetë gremina e Skëterrës.
(10) E, kush të tregon ty se ç’është gremina e Skëterrës?
(11) (Ajo është) zjarr i vrullshëm.
التكاثر At-Takaathur
(1) Juve, u ka hutuar vrapimi (garimi), për pasuri (e fëmijë)
(2) deri sa të varroseni (vdisni).
(3) Gjithsesi, ju do ta kuptoni (këtë gabim)!
(4) E, madje edhe një herë, ju, me siguri, do ta kuptoni (këtë gabim)!
(5) Jo, jo! Mashtroheni, sikur ta dini ju mirë, (nuk do të mburreshit me kotësi).
(6) Ju do ta shihni skëterrën!
(7) E, (madje) edhe një herë, me të vërtetë, do ta shihni skëterrën konkretisht (qartë)!
(8) Pastaj, atë Ditë, do t’ju pyesin për kënaqësitë (e kësaj bote)!
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022