هود   سورة  : Hud


سورة Sura   هود   Hud
قَالَ يَا قَوْمِ أَرَأَيْتُمْ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّي وَآتَانِي مِنْهُ رَحْمَةً فَمَن يَنصُرُنِي مِنَ اللَّهِ إِنْ عَصَيْتُهُ ۖ فَمَا تَزِيدُونَنِي غَيْرَ تَخْسِيرٍ (63) وَيَا قَوْمِ هَٰذِهِ نَاقَةُ اللَّهِ لَكُمْ آيَةً فَذَرُوهَا تَأْكُلْ فِي أَرْضِ اللَّهِ وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوءٍ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابٌ قَرِيبٌ (64) فَعَقَرُوهَا فَقَالَ تَمَتَّعُوا فِي دَارِكُمْ ثَلَاثَةَ أَيَّامٍ ۖ ذَٰلِكَ وَعْدٌ غَيْرُ مَكْذُوبٍ (65) فَلَمَّا جَاءَ أَمْرُنَا نَجَّيْنَا صَالِحًا وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ بِرَحْمَةٍ مِّنَّا وَمِنْ خِزْيِ يَوْمِئِذٍ ۗ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ الْقَوِيُّ الْعَزِيزُ (66) وَأَخَذَ الَّذِينَ ظَلَمُوا الصَّيْحَةُ فَأَصْبَحُوا فِي دِيَارِهِمْ جَاثِمِينَ (67) كَأَن لَّمْ يَغْنَوْا فِيهَا ۗ أَلَا إِنَّ ثَمُودَ كَفَرُوا رَبَّهُمْ ۗ أَلَا بُعْدًا لِّثَمُودَ (68) وَلَقَدْ جَاءَتْ رُسُلُنَا إِبْرَاهِيمَ بِالْبُشْرَىٰ قَالُوا سَلَامًا ۖ قَالَ سَلَامٌ ۖ فَمَا لَبِثَ أَن جَاءَ بِعِجْلٍ حَنِيذٍ (69) فَلَمَّا رَأَىٰ أَيْدِيَهُمْ لَا تَصِلُ إِلَيْهِ نَكِرَهُمْ وَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةً ۚ قَالُوا لَا تَخَفْ إِنَّا أُرْسِلْنَا إِلَىٰ قَوْمِ لُوطٍ (70) وَامْرَأَتُهُ قَائِمَةٌ فَضَحِكَتْ فَبَشَّرْنَاهَا بِإِسْحَاقَ وَمِن وَرَاءِ إِسْحَاقَ يَعْقُوبَ (71)
الصفحة Page 229
(63) Tha (Salihu): “O populli im! Ç’mendoni ju, nëse unë jam mbështetur në dokumentin e qartë të Zotit tim, e Ai më ka dhënë nga Vetja mëshirë, (profetni); kush do të më mbrojë nga dënimi i Perëndisë, nëse e kundërshtoj Ate? Ju, (me këtë) mua vetëm do të më shtonit humbjen.
(64) O populli im! Kjo është devja e Perëndisë – mrekulli për ju, e lënie të kullosë në tokën e Perëndisë, dhe mos i bëni ndonjë të keqe asaj, se ju godet ndëshkimi i afërt”.
(65) Por, ata e prenë (therrën), e ai (Salihu) tha: “Jetoni ju në shtëpitë tuaja vetëm edhe tri ditë! Ky është premtimi i (dënimit të) vërtetë”.
(66) E, kur erdhi urdhëri Ynë (dënimi), Na e shpëtuam Salihun bashkë me besimtarët e tij – me mëshirën Tonë, dhe (i shpëtuam ata) nga poshtërimi i asaj dite. Me të vërtetë, Zoti yt është i fortë dhe i Plotëfuqishëm;
(67) e ata, që bënë zullum, i kaploi zëri i tmerrshëm, të cilët në tokën e tyre u gëdhinë të vdekur – të palëvizshëm,
(68) thuajse, nuk kanë ekzistuar kurrë në të. Me të vërtetë, Themudi mohuan Zotin e tyre. Qe pra, le të jetë larg (nga mëshira e Zotit) Themudi!
(69) Të dërguarit Tonë (engjëjt), i sollën Ibrahimit sihariq dhe i thanë: “Selam!” Ai u përgjegj: “Selam!” Dhe me të shpejtë, u solli atyre një viç të pjekur.
(70) Kur pa (Ibrahimi) se duart e tyre nuk po e përkasin atë (viçin), nuk u pëlqeu (ky ngurrim i tyre ndaj ushqimit) dhe ndjeu frikë nga ata. (Engjëjt) thanë: “Mos u friko, na jemi dërguar te populli i Lutit”.
(71) E, gruaja e tij (e Ibrahimit) rrinte aty dhe qeshi, dhe Na e gëzuam atë me Is’hakun, e pos Is’ahkut, me Jakubin.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022