(37) Ata dëshirojnë të dalin nga zjarri, por nuk kanë dalje nga ai. Ata i pret dënimi i përhershëm.
(38) Vjedhësit dhe vjedhëses këputjuani duart e tyre, për ndëshkim të asaj që kanë punuar – dënim nga ana e Perëndisë; se, Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
(39) E, kushdo që të pendohet pas të këqijave të tij dhe përmirëson punën e tij, Perëndia ia pranon pendimin, se Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues.
(40) Ti (o Muhammed!), e di me siguri, se të Perëndisë janë pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai dënon kë të dojë dhe falë kë të dojë. Se Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.
(41) O i dërguari i Perëndisë! Mos të brengos ty ajo, që ata shpejt shprehin mosbesimin, të cilët me gojën e tyre thonë: “Besojmë” kurse zemrat e tyre nuk besojnë, dhe Hebrenjt, të cilët trillimet i dëgjojnë shumë dhe të cilët i pranojnë lehtë fjalët e huaja, të atyre që s’kanë ardhur te ti; ata i ngatërruan vendet e fjalëve të tyre dhe thanë: “Nëse kështu gjykohet ndërlikueshëm atëherë pranoni këtë, e nëse nuk gjykohet kështu, atëherë, ruhuni e mos e pranoni. – E, këtë dojë Perëndia ta lë në humbje, ti asgjë nuk do të mund të pengosh Perëndinë për këtë. Këta janë të asaj dore (fare), të cilët Perëndia nuk dëshiron t’ua pastrojë zemrat e tyre. Për ta, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër për ta ka ndëshkim të rëndë.