القصص   سورة  : Al-Qasas


سورة Sura   القصص   Al-Qasas
وَمَا كُنتَ بِجَانِبِ الْغَرْبِيِّ إِذْ قَضَيْنَا إِلَىٰ مُوسَى الْأَمْرَ وَمَا كُنتَ مِنَ الشَّاهِدِينَ (44) وَلَٰكِنَّا أَنشَأْنَا قُرُونًا فَتَطَاوَلَ عَلَيْهِمُ الْعُمُرُ ۚ وَمَا كُنتَ ثَاوِيًا فِي أَهْلِ مَدْيَنَ تَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِنَا وَلَٰكِنَّا كُنَّا مُرْسِلِينَ (45) وَمَا كُنتَ بِجَانِبِ الطُّورِ إِذْ نَادَيْنَا وَلَٰكِن رَّحْمَةً مِّن رَّبِّكَ لِتُنذِرَ قَوْمًا مَّا أَتَاهُم مِّن نَّذِيرٍ مِّن قَبْلِكَ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ (46) وَلَوْلَا أَن تُصِيبَهُم مُّصِيبَةٌ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ فَيَقُولُوا رَبَّنَا لَوْلَا أَرْسَلْتَ إِلَيْنَا رَسُولًا فَنَتَّبِعَ آيَاتِكَ وَنَكُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ (47) فَلَمَّا جَاءَهُمُ الْحَقُّ مِنْ عِندِنَا قَالُوا لَوْلَا أُوتِيَ مِثْلَ مَا أُوتِيَ مُوسَىٰ ۚ أَوَلَمْ يَكْفُرُوا بِمَا أُوتِيَ مُوسَىٰ مِن قَبْلُ ۖ قَالُوا سِحْرَانِ تَظَاهَرَا وَقَالُوا إِنَّا بِكُلٍّ كَافِرُونَ (48) قُلْ فَأْتُوا بِكِتَابٍ مِّنْ عِندِ اللَّهِ هُوَ أَهْدَىٰ مِنْهُمَا أَتَّبِعْهُ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ (49) فَإِن لَّمْ يَسْتَجِيبُوا لَكَ فَاعْلَمْ أَنَّمَا يَتَّبِعُونَ أَهْوَاءَهُمْ ۚ وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنِ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِّنَ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ (50)
الصفحة Page 391
(44) Dhe ti (o Muhammed!) nuk ke qenë në anën perëndimore (të Turit), kur Ne ia besuam Musait profetninë dhe ti nuk ishe dëshmitar (i kësaj ngjarjeje).
(45) Por, Ne kemi krijuar shumë gjenerata e ka kaluar një kohë e gjatë. E, ti – nuk ke qëndruar në mesin e banorëve të Medjenit, që t’ju lexosh (Mekkasve) argumentet Tona, por Ne t’i kemi dërguar ty (lajmet e këtyre mrekullive).
(46) Dhe, ti nuk ke qenë pranë Turit, kur Na e kemi thirrë (Musain), por (të kemi dërguar ty) nga mëshira e Zotit tënd për t’i paralajmëruar njerëzit, të cilëve nuk u ka ardhur kurrfarë paralajmëruesi para teje, për t’u këshilluar ata,
(47) dhe, që të mos thonë kur t’i godas dënimi, për atë që kanë bërë: “O Zoti ynë, të na kishe dërguar pejgamber që t’i pasojmë argumentet Tuaja dhe të bëhemi besimtarë.
(48) Pasi që u erdhi e Vërteta prej Nesh, thanë ata (arabët): “Sikur t’ju kishte dhënë (Muhammedit) diçka e ngjashme siç i është dhënë Musait!” Vallë, a nuk e mohuan ata – atë që iu kishte dhënë Musait më parë? Ata kanë thënë: “Këto janë dy magji (Teurati dhe Kur’ani), që ndihmohen reciprokisht”. Dhe, (Mekkasit) thanë: “Na, nuk besojmë në asnjërën”.
(49) Thuaju atyre: “Sillni një libër nga Perëndia, i cili udhëzon më mirë nga këta të dy (Teurati dhe Kur’ani), unë do të pasoj atë, nëse thoni të vërtetën!”
(50) E nëse ata nuk të përgjegjen ty, dije se ata ndjekin vetëm pasionin e vet. E, kush vallë, ka humbur më tepër se ai që ndjek pasionin e vet, pa udhëzim prej Perëndisë? Perëndia, me të vërtetë, nuk e udhëzon popullin zullumqarë.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022