(32) Kush është më i keq se ai që gënjen (trillon) për Perëndinë dhe konsideron gënjeshtër të Vërtetën (Kur’anin), kur i erdhi ajo? A nuk është skëterra vendstrehim për mohuesit?
(33) E, ai që ka sjellë të Vërtetën (Muhammedi) dhe (ata) që i kanë besuar asaj janë të ruajtur (nga të këqiat),
(34) ata do të kenë, çka të duan te Zoti i tyre; e ky është shpërblim për bamirësit,
(35) që Zoti t’ua mbulojë atyre veprimet më të këqia që i kanë bërë dhe t’i shpërblejë për veprat më të mira që i kanë bërë.
(36) A nuk i mjafton Zoti robit të Vet? E ata të frikojnë ty me zotëra, pos Tij (Perëndisë). Kë e shpie Perëndia në humbje për të ska kurrfarë udhëzuesi.
(37) E kë e udhëzon Perëndia, (atë) s’ka kush e shpie në humbje. A nuk është i fuqishëm Perëndia që dënon (mëkatarët).
(38) Nëse ti i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën, me siguri do të thonë: “Perëndia” – Thuaju: “A mendoni për ata që i adhuroni ju përveç Perëndisë – që mund ta evitojnë të keqen e Tij, nëse Perëndia don të ma dërgojë, ose a mund ta pengojnë mëshirën e Tij, nëse Ai don të më dërgojë (atë mëshirë)”. Thuaj: “Më mjafton Perëndia. Tek Ai mbështeten ata që kërkojnë mbështetje”.
(39) Thuaj: “O populli im! Ju punoni sipas gjendjes suaj, e unë do të punojë (ashtu siç po punojë), e së shpejti do ta dini,
(40) kë do ta arrijë dënimi poshtërues dhe kë do ta arrijë dënimi i përhershëm”.