(59) E, kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (në çdo kohë) ashtu siç kanë kërkuar leje ata para këtyre. Kështu, ua shpjegon Perëndia juve dispozitat e Tij! Perëndia, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
(60) E, gratë e vjetra, të cilat më – nuk kanë për qëllim të martohen, nuk është mëkat ta heqin mbulesën (që kanë mbi rrobat e trupit), por jo – duke i treguar stolitë e tyre. E, nëse i përmbahen virtytësisë, është edhe më mirë për to. Perëndia, i dëgjon dhe i di të gjitha.
(61) Nuk është mëkat për të verbërin, as nuk është mëkat për të çalin, as për të sëmurin s’ka mëkat, as për ju nuk është mëkat që të hani në shtëpinë tuaj (të fëmijëve tuaj), ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e axhallarëve tuaja, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajëve tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose tek ata çelësat e të cilëve u janë lanë juve (për ta ruajtur atë), ose (në shtëpi) te miqtë e sinqertë. Nuk jeni mëkatarë që të hani bashkarisht apo veçmas; e kur të hyni në shtëpi – ju përshëndeteni banuesit e saj me një përshëndetje nga Perëndia, të begatshme e të mirë. Kështu ua shpjegon Perëndia juve dispozitat, për të medituar ju!