(46) dhe përuljuni Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, dhe mos u grindni në mes vete, se do të demoralizoheni e do t’ju lë fuqia; dhe bëhuni të durueshëm, se, Perëndia, me të vërtetë, është me të durueshmit.
(47) Mos u bëni si ata që dolën nga shtëpitë e tyre me mendjemadhësi, e për sy e faqe të botës, - e i pengojnë njerëzit nga rruga e Perëndisë. Perëndia, i përfshinë të gjitha ato që punojnë ata.
(48) (Dhe kujtoje) kur djalli ua zbukuroi veprat atyre e u tha: “Nuk ka kush prej njerëzve sot që mund t’ju mundë dhe unë jam mbrojtësi juaj”. E, kur u ndeshën dy çetat, u zmbraps ai (djalli) kah thembrat e tij, dhe tha: “Unë nuk kam asgjë me ju, unë shoh atë që nuk e shihni ju, dhe unë i frikësohem Perëndisë, sepse Perëndia ndëshkon ashpër.
(49) (Kujtoje) kur hipokritët dhe ata, në zemrat e të cilëve kishte sëmundje (dyshim), thoshin: “Këta i ka mashtruar feja e tyre!” Por, ai që mbështetet në Perëndinë, me të vërtetë, Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
(50) E sikur t’i shihje ti se si ua merrnin shpirtërat engjëjt – mohuesve, duke i rrahur në fytyrë dhe shpinë (para e pas) dhe duke (ju thënë): “Shijonie dënimin e zjarrit.
(51) Kjo është për atë, që me duartë tuaja e keni përgatitur, sepse Perëndia nuk i dëmton robërit e Vet pa të drejtë!”
(52) (Sjelljet e tyre) i ngjajnë sjelljeve – të ithtarëve të Faraonit dhe atyre që kanë qenë para tyre. Ata i mohuan argumentet e Perëndisë, e Perëndia i dënoi për shkak të mëkateve të tyre. Me të vërtetë, Perëndia është i fuqishëm dhe ashpër dënon;