(141) ata që përgjojnë se çka do të bëhet me ju. E, nëse ju vie juve fitorja nga Perëndia, ata thonë: “A nuk ishim vallë na me ju?” E, nëse mohuesit arrijnë fitore, hipokritët u thanë mohuesve: “A thua nuk u ndihmuam deri në fitore dhe ju mbrojtëm prej besimtarëve të vërtetë? Perëndia do të gjykojë mes jush në Ditën e Kijametit. Perëndia nuk do t’ju jap kurrë rast mohuesve që t’i shkatërrojnë besimtarët.
(142) Me të vërtetë, hipokritët përpiqen ta mashtrojnë Perëndinë, por ai i mashtron ata (i dënon). Kur ata ngritën për namaz, ngriten pritueshëm, duke u paraqitur karshi botës (që janë besimtarë), e Perëndinë e përmendin pak herë.
(143) Luhaten në mes dilemës – as nuk janë me këta (muslimanët), as me ata (mohuesit). Cilitdo që Perëndia ia humbë udhën, ti (o Muhammed!) nuk do të mundesh t’u gjesh rrugë atyre.
(144) O besimtarë! Mos merrni mohuesit për miq në vend të besimtarëve! A mos vallë doni t’i afroni Perëndisë dëshmi konkrete, kundër jush?
(145) Padyshim, hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të xhehennemit, dhe ti (o Muhammed!) kurrsesi nuk do t’ju gjesh ndihmëtarë atyre,
(146) përpos atyre që janë penduar, përmirësuar dhe mbështetur te Perëndia dhe që besimin e tyre ndaj Perëndisë e shfaqin haptas. Këta do të jenë me besimtarët e vërtetë. Me të vërtetë, Perëndia, do t’u japë shpërblim të madhe besimtarëve.
(147) Përse t’ju ndëshkojë Perëndia, - nëse jeni falenderues dhe besimtarë? E, Perëndia, është falenderues (duke dhënë shpërblim) dhe i Gjithëdijshëm.