(50) Urdhëri Ynë është vetëm një fjalë (në kryerjen e punëve – i shpejtë) sa çel e mbyllë sytë.
(51) E, Ne, madje i kemi shkatërruar të ngjashmit me ju, - e a ka kush që këshillohet (me të)?!
(52) E, çkado që punojnë, ato janë në librat (e veprave të njerëzve)
(53) të gjitha, të mëdha dhe të vogla, janë shënuar në rreshta.
(54) Ata që i druajnë Perëndisë me të vërtetë, do të jenë në kopshtet e xhennetit dhe pranë lumenjve
(55) në vendin e kënaqësisë, te Sunduesi i Plotëfuqishëm.
الرحمن Ar-Rahmaan
(1) Bamirësi i Gjithmbarshëm,
(2) ua ka mësuar Kur’anin,
(3) ka krijuar njeriun,
(4) ia ka mësuar të shprehurit (e mendimeve dhe ndjenjave).
(5) Dielli dhe Hëna (lëvizin) sipas llogarisë (rrugës) së caktuar,
(6) edhe bimët (e imëta) dhe drunjt i përulen (Perëndisë),
(7) e qiellin e ka ngritur dhe ka vënë masë (drejtësinë),
(8) për të mos kaluar (kufirin) në matje –
(9) dhe matni drejt e mos mungoni në teresi!
(10) Tokën e ka bërë (shtruar) për krijesa,
(11) në të ka pemë të llojllojshme dhe hurme me frute (në gëzhojë),
(12) dhe drithëra me gjethe dhe bimë me erë të mirë, -
(13) e, cilat dhunti të Zotit tuaj (o njerëz dhe xhindë) po i përgënjeshtroni (mohoni)?!
(14) Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu siç është vorba e pjekur,
(15) e xhindët i krijoi prej flakës së zjarrit –
(16) e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!