(32) Një prej argumenteve të Tij, janë anijet e mëdha si malet, që lundrojnë nëpër det.
(33) Nëse Ai don, e qetëson (ndalon) erën – frymën dhe ata mbesin të palëvizshme në sipërfaqen e tij (detit). Për këtë ka argument për çdokënd që është i durueshëm dhe falenderues,
(34) ose i fundosë ato, për shkak të mëkateve që i kanë bërë ata, e falë edhe shumë (mëkate),
(35) e që ta dinë ata, të cilët polemizojnë me argumentet Tona, se nuk kanë ku t’i shmangen dënimit Tonë.
(36) Çdo gjë që ju është dhënë juve, është vetëm kënaqësi në jetën e kësaj bote, e ajo që është te Perëndia (dhurata), është më e mirë dhe më e përhershme për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre;
(37) për ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe të këqiave dhe të cilët, kur t’i zemërojë dikush, falin;
(38) për ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, dhe të cilët bëjnë namazin e këshillohen reciprokisht në punët e tyre, dhe të cilët ndajnë nga ajo që u kemi dhënë Ne,
(39) dhe për ata të cilët kur i godet ndojë zullum (i vazhdueshëm), i rezistojnë (atij).
(40) Dënimi i së keqes është gjegjës me atë të keqe, e kush falë dhe pajton, shpërblimi i tij është te Perëndia. Ai, në të vërtetë, nuk i don zullumqarët.
(41) Ai që reziston (përballon), kur i është bërë një padrejtësi, nuk ka kurrfarë rruge qortimi ndaj tij,
(42) e, ka rrugë qortimi, vetëm kundër atyre që u bëjnë zullum (shtypje) njerëzve dhe të cilët pa të drejtë mbjellin ngatërresa në Tokë; për ta ka dënim të dhembshëm.
(43) E, ai që duron dh falë, këto, në të vërtetë, janë virtyte të larta (të rekomanduara).
(44) Atë që Perëndia e shpie në humbje, për të nuk ka mbrojtës pas Tij. Dhe ti do të shohish se si zullumqarët, kur ta shohin dënimin, do të thonë: “A ekziston ndonjë rrugë për t’u kthyer?”