ق   سورة  : Qaaf


سورة Sura   ق   Qaaf
ق Qaaf
ق ۚ وَالْقُرْآنِ الْمَجِيدِ (1) بَلْ عَجِبُوا أَن جَاءَهُم مُّنذِرٌ مِّنْهُمْ فَقَالَ الْكَافِرُونَ هَٰذَا شَيْءٌ عَجِيبٌ (2) أَإِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا ۖ ذَٰلِكَ رَجْعٌ بَعِيدٌ (3) قَدْ عَلِمْنَا مَا تَنقُصُ الْأَرْضُ مِنْهُمْ ۖ وَعِندَنَا كِتَابٌ حَفِيظٌ (4) بَلْ كَذَّبُوا بِالْحَقِّ لَمَّا جَاءَهُمْ فَهُمْ فِي أَمْرٍ مَّرِيجٍ (5) أَفَلَمْ يَنظُرُوا إِلَى السَّمَاءِ فَوْقَهُمْ كَيْفَ بَنَيْنَاهَا وَزَيَّنَّاهَا وَمَا لَهَا مِن فُرُوجٍ (6) وَالْأَرْضَ مَدَدْنَاهَا وَأَلْقَيْنَا فِيهَا رَوَاسِيَ وَأَنبَتْنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوْجٍ بَهِيجٍ (7) تَبْصِرَةً وَذِكْرَىٰ لِكُلِّ عَبْدٍ مُّنِيبٍ (8) وَنَزَّلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً مُّبَارَكًا فَأَنبَتْنَا بِهِ جَنَّاتٍ وَحَبَّ الْحَصِيدِ (9) وَالنَّخْلَ بَاسِقَاتٍ لَّهَا طَلْعٌ نَّضِيدٌ (10) رِّزْقًا لِّلْعِبَادِ ۖ وَأَحْيَيْنَا بِهِ بَلْدَةً مَّيْتًا ۚ كَذَٰلِكَ الْخُرُوجُ (11) كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ وَأَصْحَابُ الرَّسِّ وَثَمُودُ (12) وَعَادٌ وَفِرْعَوْنُ وَإِخْوَانُ لُوطٍ (13) وَأَصْحَابُ الْأَيْكَةِ وَقَوْمُ تُبَّعٍ ۚ كُلٌّ كَذَّبَ الرُّسُلَ فَحَقَّ وَعِيدِ (14) أَفَعَيِينَا بِالْخَلْقِ الْأَوَّلِ ۚ بَلْ هُمْ فِي لَبْسٍ مِّنْ خَلْقٍ جَدِيدٍ (15)
الصفحة Page 518
ق Qaaf
(1) Kâf. Pasha Kur’anin e madhërueshëm,
(2) Po, ata janë çuditur që nga mesi i tyre u ka ardhur një paralajmërues, e mohuesit thonë: “Kjo gjë është e çuditshme”.
(3) Vallë, a pasi të vdesin e të bëhemi dhé (do të ringjallemi)? Ai kthim është i largët!”
(4) Na dimë çka do t’ua mungojë toka atyre (pasi të vdesin), te Ne është Libri që i ruan të gjitha.
(5) Aq më tepër, ta e mohuan të Vërtetën kur u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme (në çështjen e profetnisë).
(6) A, nuk e kanë shikuar ata qiellin që qëndron mbi ta, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, e i cili nuk ka kurrfarë të mete (çrregullimi)!
(7) E, Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë që nga ajo të mbijnë gjithfarë lloj bimësh të bukur,
(8) për t’u menduar dhe këshilluar çdo rob që i drjtohet Zotit të vet.
(9) Ne nga qielli lëshojmë ujin (shiun) e bekuar dhe bëjmë që me të, të ujiten kopshtijet dhe drithërat që korren.
(10) Dhe palmet e hurmës së lartë me kalavesh njëri mbi tjetrin,
(11) ushqim për robërit (njerëzit), dhe Ne me shi e ringjallim tokën (visin) e vdekur; e kështu do të jetë edhe dalja (prej tokës – ringjallja).
(12) Pas tyre, kanë mohuar populli i Nuhut, edhe banorët e Ressit dhe Themudi,
(13) dhe Adi dhe Faraoni, dhe vëllezërit (populli) e Lutit,
(14) edhe banorët e Ejkës dhe populli i Tubbas; të gjithë ata i kanë përgënjeshtruar pejgamberët dhe ndaj tyre u sendërtua dënimi Im.
(15) E, vallë, mos jemi lodhur Ne gjatë krijimit të parë? Jo, por ata dyshojnë në krijimin e sërishëm.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022