(75) I tha (Musait): “A nuk të thasë vallë unë ty, se ti – me të vërtetë, nuk mund të durosh me mua (në shoqëri)”.
(76) (Musai) tha: “Nëse të pyes ynë ty – çkadoqoftë – pas kësaj, mos më merr mua në shoqëri. Ja pra, me të vërtetë, ia arrite arsyetimit nga ana ime!”
(77) Dhe, shkuan (ata). E, ur arritën te banorët e një fshati, (nga të cilët) kërkuan që t’i ushqejnë (të dy), ata (fshatarët) refuzuan që t’i marrin mysafirë; e ata, gjetën në fshat një mur, që ish duke u rrëzuar, e të cilin – ai (shoku i Musait), e drejtoi. (Musai) tha: “Sikur të kishe dashur ti, do të merrshe shpërblim për këtë”.
(78) (Shoku i Musait) tha: “Kjo është ndarja në mes meje dhe teje. Unë do të shpjegoj ty për ato gjëra që ti nuk munde t’i durosh.
(79) Sa i përket anijes, ajo ka qenë pronë e të varfërve që punonin në det, andaj, unë desha ta dëmtoj, sepse, para tyre, gjendej një sundimtar, i cili çdo anije (të shëndoshë) e merrte me dhunë.
(80) E sa i përket djaloshit, prindërit e tij ishin besimtarë, andaj, ne u frikuam që ai (djali i tyre) mos t’i kthejë ata në të keqe dhe mohim,
(81) e ne dëshirojmë që Zoti i tyre, në vend të atij (djalit), t’ua jap më të mirë dhe më të pastër (prej mëkateve) dhe më të mëshirueshëm (ndaj prindërve);
(82) e sa i përket atij murit, - ai u takonte dy djelmoshave bonjakë në qytet, e nën at (mur) gjendej një thesar i tyre. E, babai i tyre ka qenë njeri i mirë dhe Zoti yt dëshiroi që ata të arrijnë moshën e pjekurisë dhe ta nxjerrin thesarin e tyre; - kjo është mëshira e Zotit tënd. Unë këtë, nuk e kam bërë sipas gjykimit tim (por, me urdhër të Perëndisë). Ky është, shpjegimi i asaj, për të cilën ti s’mund u durove!
(83) Dhe, të pyesin ty për Dhulkarnejnin. Thuaj: “Unë do t’ju tregoj disa lajme për të”.