(29) Ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, të lumtë ata; për ta ka vendbanim të mrekullueshëm!
(30) Dhe, kështu të dërguam Ne ty te një popull, para të cilit kanë kaluar shumë popuj, që t’jua lexosh ti atyre, atë që ta kemi shpallur Na ty, sepse ata nuk besojën në Mëshiruesin (Perëndinë). Thuaj: “Ai (Mëshiruesi) është Zoti im, s’ka zot tjetër përveç Tij, tek Ai mbështetem dhe tek Ai kthehem!”
(31) Sikur me ndonjë Kur’an të lëviznin malet ose me të – të copëtohet toka ose me të – të flisnin të vdekurit (të ngjalleshin, atëherë, edhe me këtë Kur’an do të bëheshin këto). Por, të gjitha i takojnë Perëndisë. Vallë, a nuk e dinë ata që besojnë që – sikur të donte Perëndia do t’i kishte udhëzuar të gjithë njerëzit (në besim). Kurse, mohuesit për atë që kanë punuar, do të vazhdonte t’i godasë fatkeqësia, ose ajo (fatkeqësia) do të ngjajë pranë shtëpive të tyre, - përderisa të realizohet premtimi i Perëndisë (atëherë zhdukën tërësisht). Perëndia, me siguri, e realizon premtimin.
(32) Edhe para teje, janë tallë me pejgamberë, andaj Unë u kam dhënë afat atyre që kanë mohuar, e pastaj i kam ndëshkuar, e çfarë ka qenë dënimi Im!
(33) A mos vallë, Atij që është mbikëqyrës për çdokënd – çka punon, mund t’i bëhet shok – ai që nuk di asgjë, (siç konsiderojnë mohuesit)? Ose ju doni ta lajmëroni Ate, për atë çka nuk di Ai (Perëndia) në Tokë, (kurse Ai di edhe për më të voglën imtësi), ose (po i emroni ju ata) me fjalë boshe? Jo, por mohuesve dinakëritë e veta i hijeshohen dhe ata janë larguar nga rruga e drejtë, e kë e shmangë Perëndia, për te s’ka udhërrëfyes.
(34) Për ta ka dënim në këtë jetë, por dënimi në jetën tjetër, me siguri, është edhe më i ashpër, dhe për ta, s’ka mbrojtës nga dënimi i Perëndisë.