(87) “O bijtë e mi, shkoni e hulumtonie Jusufin dhe vëllain e tij dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Perëndisë. Me të vërtetë, shpresën në mëshirën e Perëndisë nuk e humbin, përpos populli mohues”.
(88) Dhe kur ata dolën para Jusufit, thanë: “O ministër, neve dhe familjen tonë e ka goditur një fatkeqësi e madhe e kemi sjellë pak gjëra! E, ti na plotëso ushqimin tonë dhe bënë mirësi me ne! Se Perëndia, me të vërtetë, i shpërblen dhënësit e lëmoshës”.
(89) (Jusufi) tha: “A dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij, kur nuk keni qenë të vetëdijshëm?”
(90) Ata thanë: “A mos qenke ti vallë, me të vërtetë, Jusufi?” Ai u përgjigj: “Po, unë jam Jusufi, e ky është vëllai im. Perëndia na ka bërë mirësi neve. Me të vërtetë, ai që ruhet nga të këqijat dhe bëhet i durueshëm, Perëndia, me të vërtetë, kurrë nuk ua humbë shpërblimin bamirësve.
(91) Ata thanë: “Pasha Perëndinë, me të vërtetë, Perëndia të ka lartësuar ty mbi ne, e na, me të vërtetë, kemi qenë të gabueshëm.
(92) (Jusufi) u tha: “Sot, s’ka qortim për ju; Perëndia do t’ju falë. Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve!
(93) Shkoni me këtë këmishë time dhe vënie në fytyrën e babës tim e ai do të shohë, dhe m’i sillni tërë familjet tuaja!
(94) E, kur karavani u largua nga toka (e Egjiptit), babai i tyre tha: “Unë, me të vërtetë, po ndjejë erën e Jusufit, sikur ju të mos më quanit matuf”.
(95) Ata thanë: “Pasha Perëndinë, me të vërtetë, ti edhe tani qëndron në gabimin e mëparshëm”.