(118) (Perëndia pranoi pendimin) edhe të atyre treve që patën munguar (në ushtri), dhe kjo, prej atëherë, kur toka – përkundër gjerësisë së saj, atyre iu dukë e ngushtë, dhe ishte shtrëngim për shpirtërat e tyre, dhe qenë të bindur se nuk ka strehim tjetër përveç Perëndisë, e pastaj Perëndia i përgatiti ata për pendim, që të pendohen. Me të vërtetë, Perëndia pranon pendimin dhe është mëshirues.
(119) O besimtarë! Druajuni Perëndisë dhe bëhuni me ata që janë të drejtë!
(120) Banorët e Medinës dhe beduinët që janë rreth saj, nuk është e drejtë të mungojnë (nga ushtria) pas Pejgamberit të Perëndisë, as të kursejnë jetën e tyre prej jetë së tij, sepse ata që janë në rrugën e Perëndisë – nuk do t’i godas as etja, as lodhja, as uria, e as që do të shkelin në ndonjë vend, që do t’i zemrojë mohuesit, as që do t’i gjejë gjë nga ana e armikut, e që ajo të mos iu shkruhet atyre si vepër e mirë. Me të vërtetë, Perëndia, bamirësve nuk do t’ua humbë shpërblimin.
(121) dhe nuk do të japin kontribut as të vogël as të madh, as nuk do të kapërcejnë kurrfarë lugine e që ajo të mos u shënohet atyre. Le t’i shpërblen Perëndia, ata më mirë se që kanë punuar!
(122) Nuk duhet të shkojnë (në ushtri) të gjithë besimtarët. E, pse të mos shkojë prej çdo grupi nga një njësi, që të mësohet në besim dhe kur të kthehet tek ata të këshillojë popullin e vet që t’i druajnë Perëndisë.