النجم An-Najm
(1) Pasha yllin kur perëndon,
(2) shoku juaj (Muhammedi) as nuk e ka humbë as nuk e ka shmangë rrugën e drejtë!
(3) Ai nuk flet sipas qejfit të vet –
(4) Ajo (që flet ai) është vetëm Shpallja, që i ka ardhur atij,
(5) e mësoi atë një (engjëll) me fuqi të madhe,
(6) me inteligjencë të lartë, e u paraqit (në formën e vet),
(7) duek qenë në sferat e larta (qiellore),
(8) pastaj u afrua, e u lëshua, -
(9) afër (sa) dy harqe ose edhe më afër,
(10) e ia shpalli robit të Tij (Pejgamberit) atë që ia shpalli.
(11) Zemra e tij nuk e përgënjeshtroi atë që e pa,
(12) vallë, a po polemizoni me te për atë që e ka parë?
(13) Ai (Muhammedi), me të vërtetë, e ka parë atë (Xhebrailin) edhe një herë tjetër,
(14) te Sidretul muntehaja,
(15) tek ajo (Sidrea) është xhenneti – strehim,
(16) kur Sidrën e mbuloi ajo që e mbulonte, (një mbulesë e madhe),
(17) shikimi i tij (Muhammedit) nuku shmang, as që e kaloi (kufirin e caktuar).
(18) Ai, me të vërtetë, i pa argumentet më madhështore të Zotit të tij.
(19) A e keni pa Latin dhe Uzzan (si janë)?
(20) Dhe Menatin, të tretin, të mbramin (sipas shkallës)? –
(21) Vallë, a për ju janë djemtë, e për Ate (Perëndinë) vajzat?!
(22) Kjo ndarje është e padrejtë. –
(23) Ata (idhujt) janë vetëm emra që ua keni ngjitur ju dhe të parët tuaj, e Perëndia nuk ju ka dërguar për ta – kurrfarë argumenti. Ata ndjekin vetëm dyshimin dhe atë që janë të prirur; e, me të vërtetë, atyre u ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi në rrugën e drejtë.
(24) Ose, a për njeriun janë (të gjitha) çka dëshiron,
(25) vetëm Perëndisë i përkasin (të gjitha), ajo dhe kjo botë!
(26) E, sa engjëj ka në qiej – ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën dobi asgjë, përveç pasi të japë leje Perëndia, për kë të dojë Ai dhe kush është i denjë për te.