الشمس Ash-Shams
(1) Betohem në Diellin dhe dritën e tij,
(2) dhe Hënën që e përcjellë
(3) dhe ditën që e bën të dukshëm atë,
(4) dhe natën kur e mbulon
(5) dhe qiellin dhe Atë që e ka ndërtuar (atë);
(6) dhe Tokën dhe Atë që e ka shtruar atë (Tokën),
(7) dhe shpirtin (njeriun e parë) dhe Atë që e krijoi
(8) e ua ka shpjeguar të mirën e të keqen, -
(9) me të vërtetë, ai që e pastron atë (shpirtin), do të jetë i lumtur,
(10) e, me të vërtetë do të humbë ai që e devijon atë (shpirtin)!
(11) Populli i Themudit, nga shfrenimi i vet – ka përgënjeshtruar:
(12) kur nga mesi i tyre u ngrit një fatzezë,
(13) i dërguari i Perëndisë (Salihu), ju tha atyre: “Lëreni deven e Perëndisë dhe kujdesuni për kohën kur duhet të pijë ajo!”
(14) Por ata nuk i besuan (atij), madje e prënë atë (devën) – dhe Zoti i tyre shkatërroi ata për mëkatet e tyre, duke i zhdukur deri në të fundit,
(15) se, Ai, nuk i druan pasojës nga ajo.
الليل Al-Lail
(1) Betohem në natën që e mbulon terri,
(2) dhe ditën që agon,
(3) dhe që ka krijuar mashkullin dhe femrën –
(4) me të vërtetë, veprat tuaja janë të ndryshme:
(5) atij që jep (për bamirës) dhe ruhet (prej gabimeve)
(6) dhe i cili dëshmon (vërteton) atë që është më e bukur (besimin)
(7) Na, atij do t’ia lehtësojmë rrugën e lumturisë (xhennetit);
(8) kurse atij që është koprrac dhe e konsideron veten të pavarur (nga Zoti),
(9) dhe e përgënjeshtron atë më të bukurën (besimin),
(10) Na, atij, do t’ia lehtësojmë rrugën e rëndë (skëterrës),
(11) e kur të hedhet (në varr), pasuria e tij nuk do t’i bën dobi.
(12) Neve na përket, që ta tregojmë rrugën e drejtë,
(13) dhe, me të vërtetë, e Jona është ajo botë dhe kjo botë!
(14) Andaj Unë, ju kam tërhequr vërejtjen me zjarrin që ndizet,