الحشر   سورة  : Al-Hashr


سورة Sura   الحشر   Al-Hashr
فَكَانَ عَاقِبَتَهُمَا أَنَّهُمَا فِي النَّارِ خَالِدَيْنِ فِيهَا ۚ وَذَٰلِكَ جَزَاءُ الظَّالِمِينَ (17) يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ لِغَدٍ ۖ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۚ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ (18) وَلَا تَكُونُوا كَالَّذِينَ نَسُوا اللَّهَ فَأَنسَاهُمْ أَنفُسَهُمْ ۚ أُولَٰئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ (19) لَا يَسْتَوِي أَصْحَابُ النَّارِ وَأَصْحَابُ الْجَنَّةِ ۚ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ هُمُ الْفَائِزُونَ (20) لَوْ أَنزَلْنَا هَٰذَا الْقُرْآنَ عَلَىٰ جَبَلٍ لَّرَأَيْتَهُ خَاشِعًا مُّتَصَدِّعًا مِّنْ خَشْيَةِ اللَّهِ ۚ وَتِلْكَ الْأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ (21) هُوَ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ ۖ هُوَ الرَّحْمَٰنُ الرَّحِيمُ (22) هُوَ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ (23) هُوَ اللَّهُ الْخَالِقُ الْبَارِئُ الْمُصَوِّرُ ۖ لَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ ۚ يُسَبِّحُ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (24)
الصفحة Page 548
(17) Fundi i këtyre të dyve, me të vërtetë, është qëndrimi i përhershëm në zjarr, e ky është dënimi për të gjithë njerëzit e këqinj.
(18) O besimtarë, druajuni Perëndisë, dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen, duke mos e kundërshtuar Perëndinë, sepse, Ai di çdo gjë që punoni ju.
(19) Dhe mos u bëni si ata që duke i harruar urdhërat e Perëndisë, Ai (Perëndia) i ka shpie ata që të harrojnë edhe vetveten; ata janë mëkatarë të vërtetë.
(20) Nuk janë të barabartë banorët e xhehennemit dhe banorët e xhennetit; bnorët e xhennetit do të jenë fitues.
(21) Sikur këtë Kur’an t’ia shpallim ndonjë mali, ti do ta shihje atë të përulur dhe të copëtuar nga frika e Perëndisë. Këso shembujsh u përkujtojmë njerëzve që të mendojnë.
(22) Ai është Perëndia, që s’ka zot tjetër përveç Tij. Ai i di gjërat e dukshme dhe të padukshme, Ai është mëshirues dhe përdëllimtar!
(23) Ai është Perëndia, që s’ka zot tjetër përveç Tij, Sundues, i Amshueshëm, Ai është i pastër nga të metat, Paqëdashës, ai që jep siguri, Ai që mbikëqyrë të gjitha, i Plotëfuqishëm, Imponus, Madhështor. Qoftë falenderuar Perëndia, Ai është shumë lart nga ato që ia përshkruajnë Atij!
(24) Ai është Perëndia, Krijues, Ai që prej asgjëje krijon, Ai që çdo gjëje ia jep formën, ai posedon emërat më të bukur, Atë e falenderojnë të gjithë (çka ekziston) në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022