الفجر Al-Fajr
(1) Betohem në agimin,
(2) dhe dhjetë netët,
(3) dhe në të gjitha që janë çift e tek,
(4) dhe natën që shkon, -
(5) vallë, a nuk është ky betim për të mençurin?
(6) Vallë, a nuk di ti se çka ka bërë Zoti yt me Adin,
(7) e me banorët e qytetit Iremes, pronarë të pallatee madhështore,
(8) çfarë nuk ka pasur askund tjetër;
(9) dhe si i dënoi themudasit, të cilët kanë gëdhendur shkëmbinj në luginë,
(10) dhe Faraonin – pronarin e shtyllave,
(11) që kanë bërë zullum pa të drejtë në tokë
(12) dhe shtonin ngatërresat,
(13) andaj Zoti yt, e lëshoi mbi ta kamxhikun e dënimit (lloj-lloj dënimesh),
(14) sepse, me të vërtetë, Zoti yt i pret ata në pusi (i përcjellë punët e tyre).
(15) Por, Perëndia kur ta provojë njeriun e ta dhurojë me begati, (ai) thotë: “Zoti im është sjellë në mënyrë bujar endaj meje!”
(16) E, kur ta provojë atë, duke ia munguar furnizimin, atëherë ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar”.
(17) Jo, jo! Por ju nuk po i respektoni bonjakët,
(18) dhe nuk po e nxitni njëri-tjetrin për t’i ushqyer të varfërit,
(19) kurse trashëgiminë, e hani me lakmi të pangopur,
(20) dhe dëshironi pasuri të pakufishme.
(21) Por kjo nuk është mirë! Atëherë, kur Toka do të copëtohet në thërmia,
(22) dhe kur do të arrijë urdhëri i Zotit tënd, e engjëjt të rreshtohen radhë pas radhe,
(23) dhe atë Ditë kur afrohet (prezentohet) skëterra; atëherë njeriu do të kujtohet – por ç’dobi?!