(24) dhe thotë: “Ah! Sikur të kisha punuar gjëra të mira në jetën time!”
(25) Atë Ditë, askush nuk mund të dënojë, si Ai (dënimi i Tij),
(26) dhe, atë ditë, askush nuk lidhë në pranga si Ai!
(27) E ti, o shpirt i besuar (këmbëngulës në besim)
(28) kthehu te Zoti yt i kënaqur, sepse, edhe Ai është i kënaqur me ty,
(29) prandaj, hynnë mes të dashurve të Mi,
(30) dhe hyn në xhennetin Tim!
البلد Al-Balad
(1) Betohem në këtë qytet,
(2) pasi në të, ti je i lirë (o Muhammed), -
(3) dhe (betohem) në ata që kanë lindur dhe lindën,
(4) Na, e krijuam njeriun që të luftojë në vështirësi (për të dy jetërat).
(5) A mendon ai se askush nuk mund t’i bëjë gjë?
(6) Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”
(7) Vallë, a mendon ai, se, nuk e ka parë askush?
(8) A nuk ia kemi dhënë dy sytë,
(9) edhe gjuhën edhe dy buzët,
(10) dhe të mirën e të keqen ia kemi shpjeguar?
(11) E, përse nuk është përpjekur të kapërcejë vështirësitë?
(12) E kush mund të shpjegojë ç’është vështirësia (për të punuar vepra të mira)?
(13) me liruar skllavin (nga skllavëria),
(14) ose me ushqyer, kur bredh uria (të urët)
(15) bonjakun e afërm
(16) ose të varfërin e mjerë,
(17) e pos këtyre, të jetë nga ata që besojnë, të cilët njëri-tjetri i japin kurajo për durim dhe kurajo për mëshirë;
(18) ët gjithë këta, do të jenë të lumtur!
(19) E, ata që nuk besojnë në argumentet Tona, ata do të jenë fatzinj,
(20) ata do të jenë në zjarrin e mbyllur.