البقرة   سورة  : Al-Baqara


سورة Sura   البقرة   Al-Baqara
أَلَمْ تَرَ إِلَى الْمَلَإِ مِن بَنِي إِسْرَائِيلَ مِن بَعْدِ مُوسَىٰ إِذْ قَالُوا لِنَبِيٍّ لَّهُمُ ابْعَثْ لَنَا مَلِكًا نُّقَاتِلْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ ۖ قَالَ هَلْ عَسَيْتُمْ إِن كُتِبَ عَلَيْكُمُ الْقِتَالُ أَلَّا تُقَاتِلُوا ۖ قَالُوا وَمَا لَنَا أَلَّا نُقَاتِلَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَقَدْ أُخْرِجْنَا مِن دِيَارِنَا وَأَبْنَائِنَا ۖ فَلَمَّا كُتِبَ عَلَيْهِمُ الْقِتَالُ تَوَلَّوْا إِلَّا قَلِيلًا مِّنْهُمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِالظَّالِمِينَ (246) وَقَالَ لَهُمْ نَبِيُّهُمْ إِنَّ اللَّهَ قَدْ بَعَثَ لَكُمْ طَالُوتَ مَلِكًا ۚ قَالُوا أَنَّىٰ يَكُونُ لَهُ الْمُلْكُ عَلَيْنَا وَنَحْنُ أَحَقُّ بِالْمُلْكِ مِنْهُ وَلَمْ يُؤْتَ سَعَةً مِّنَ الْمَالِ ۚ قَالَ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَاهُ عَلَيْكُمْ وَزَادَهُ بَسْطَةً فِي الْعِلْمِ وَالْجِسْمِ ۖ وَاللَّهُ يُؤْتِي مُلْكَهُ مَن يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ (247) وَقَالَ لَهُمْ نَبِيُّهُمْ إِنَّ آيَةَ مُلْكِهِ أَن يَأْتِيَكُمُ التَّابُوتُ فِيهِ سَكِينَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَبَقِيَّةٌ مِّمَّا تَرَكَ آلُ مُوسَىٰ وَآلُ هَارُونَ تَحْمِلُهُ الْمَلَائِكَةُ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ (248)
الصفحة Page 40
(246) A nuk ke dëgjuar ti (o Muhammed!) që paria e bijve të Israilit – pas Musait, i thanë njërit pejgamber të tyre: “Na caktoni një sundimtar që të luftojmë në rrugën e Perëndisë!” – Pejgamberi u tha: “A do të dëgjoni ju kur të shpallet lufta?” Ata thanë: “E pse mos të luftojmë ne në rrugën e Perëndisë, na që jemi dëbuar nga atdheu ynë dhe ndarë nga fëmijët tonë?” Mirëpo, kur iu urdhërua të luftojnë, me përjashtim të një pakice, ata nuk luftuan. Perëndia i njeh mirë zullumqarët.
(247) Edhe Pejgamberi i tha: “Perëndia u ka dërguar Talutin për sundimtar tuaj. – Ata thanë: “Si mund të bëhet ai sundimtari ynë, kur na kemi më tepër merita se ai; për të sunduar? Atij nuk i është dhënë ndonjëfarë pasurie e konsiderueshme”. Pejgamberi tha: “Perëndia e ka zgjedhë atë për sundimtar tuajin, e ka pajisë atë me dijeni të gjerë dhe me fuqi trupore; se, Perëndia i jep pushtet kujt të dojë. Perëndia është për së tepërmi bëmirës dhe Ai është i Gjithdijshëm.
(248) Pejgamberi u tha atyre: “Veçoritë e sundimit të tij janë arritja e sandëkut, në të cilin ka prehje (qetësi) për ju nga Zoti juaj, dhe aty ka disa gjëra që kanë lënë familja e Musait dhe Harunit. Atë e bartin ëngjujt. Në këtë, me të vërtetë; ka argument për ju, nëse jeni besimtarë!”
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022