الفتح Al-Fath
(1) Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë,
(2) për t’i falur ty Perëndia gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të udhëzuar ty në rrugën e drejtë,
(3) dhe që Perëndia të ndihmojë ty me ndihmë të madhe.
(4) Ai është që sjell qetësi në zemrat e besimtarëve për t’ua forcuar (edhe më tepër) besimin, krahas besimit që kanë – e, të Perëndisë janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Perëndia është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm, -
(5) për t’i shpie besimtarët dhe besimtaret në kopshtije nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, ku do të qëndrojnë përherë, dhe që t’ju falë mëkatet e tyre – e kjo te Perëndia është fitore e madhe –
(6) dhe që t’i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, dhe idhujtarët e idhujtaret, që mendojnë keq për Perëndinë, - e vallja e fatkeqësisë le t’i godet ata! Perëndia është pezmatuar në ta dhe i ka mallkuar ata dhe u ka përgatitur atyre, xhehennemin, e sa vend i shëmtuar që është ai!
(7) Të perëndisë janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Perëndia është i Plotëfuqishëm (për t’i dënuar) dhe i Gjithëdijshëm!
(8) Ne, me të vërtetë, të kemi dërguar ty dëshmitar dhe sihariques e paralajmërues
(9) për të besuar Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, dhe që të ndihmoni (dispozitat) e Tij, dhe ta madhëroni Ate dhe falenderoni Ate me namaz në mëngjes dhe mbrëmje.