الكهف   سورة  : Al-Kahf


سورة Sura   الكهف   Al-Kahf
إِنَّا مَكَّنَّا لَهُ فِي الْأَرْضِ وَآتَيْنَاهُ مِن كُلِّ شَيْءٍ سَبَبًا (84) فَأَتْبَعَ سَبَبًا (85) حَتَّىٰ إِذَا بَلَغَ مَغْرِبَ الشَّمْسِ وَجَدَهَا تَغْرُبُ فِي عَيْنٍ حَمِئَةٍ وَوَجَدَ عِندَهَا قَوْمًا ۗ قُلْنَا يَا ذَا الْقَرْنَيْنِ إِمَّا أَن تُعَذِّبَ وَإِمَّا أَن تَتَّخِذَ فِيهِمْ حُسْنًا (86) قَالَ أَمَّا مَن ظَلَمَ فَسَوْفَ نُعَذِّبُهُ ثُمَّ يُرَدُّ إِلَىٰ رَبِّهِ فَيُعَذِّبُهُ عَذَابًا نُّكْرًا (87) وَأَمَّا مَنْ آمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَلَهُ جَزَاءً الْحُسْنَىٰ ۖ وَسَنَقُولُ لَهُ مِنْ أَمْرِنَا يُسْرًا (88) ثُمَّ أَتْبَعَ سَبَبًا (89) حَتَّىٰ إِذَا بَلَغَ مَطْلِعَ الشَّمْسِ وَجَدَهَا تَطْلُعُ عَلَىٰ قَوْمٍ لَّمْ نَجْعَل لَّهُم مِّن دُونِهَا سِتْرًا (90) كَذَٰلِكَ وَقَدْ أَحَطْنَا بِمَا لَدَيْهِ خُبْرًا (91) ثُمَّ أَتْبَعَ سَبَبًا (92) حَتَّىٰ إِذَا بَلَغَ بَيْنَ السَّدَّيْنِ وَجَدَ مِن دُونِهِمَا قَوْمًا لَّا يَكَادُونَ يَفْقَهُونَ قَوْلًا (93) قَالُوا يَا ذَا الْقَرْنَيْنِ إِنَّ يَأْجُوجَ وَمَأْجُوجَ مُفْسِدُونَ فِي الْأَرْضِ فَهَلْ نَجْعَلُ لَكَ خَرْجًا عَلَىٰ أَن تَجْعَلَ بَيْنَنَا وَبَيْنَهُمْ سَدًّا (94) قَالَ مَا مَكَّنِّي فِيهِ رَبِّي خَيْرٌ فَأَعِينُونِي بِقُوَّةٍ أَجْعَلْ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُمْ رَدْمًا (95) آتُونِي زُبَرَ الْحَدِيدِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا سَاوَىٰ بَيْنَ الصَّدَفَيْنِ قَالَ انفُخُوا ۖ حَتَّىٰ إِذَا جَعَلَهُ نَارًا قَالَ آتُونِي أُفْرِغْ عَلَيْهِ قِطْرًا (96) فَمَا اسْطَاعُوا أَن يَظْهَرُوهُ وَمَا اسْتَطَاعُوا لَهُ نَقْبًا (97)
الصفحة Page 303
(84) Na i kemi mundësuar atij (që të bëjë ç’të dojë) në Tokë dhe i kemi dhënë mjete për çdo gjë (që i janë nevojitur)
(85) dhe, ai u nis në një rrugë.
(86) Kur arriti te vendi i perëndimit të Diellit, e gjeti atë (të ashtudukshëm) që praronte në një burim balte të zi dhe në afërsi të tij gjeti një popull. Na thamë: “O Dhulkarnejn, ose do t’i dënosh ata ose do të sillesh bukur ndaj tyre”.
(87) (Dhulkarnejni), tha: “Sa i përket atij që bënë zullum, na do ta ndëshkojmë atë, e pastaj do të kthehet te Zoti i vet, e që edhe Ai do ta dënojë me dënim të rëndë.
(88) E, ai që beson dhe bënë vepra të mira, dhe Ne, do t’i premtojmë lehtësira atij”.
(89) Dhe, ai përsëri shkoi (në një rrugë).
(90) Dhe, kur arriti te vendi i lindjes së Diellit, ai gjeti se ai (Dielli) lindte mbi një popull, të cilin, Ne nuk kemi bërë perde për ta (për t’u mbrojtur).
(91) Kështu ka qenë ajo (ngjarja e Dhulkarnejnit). Na e kemi përfshirë tërë dijeninë se ç’ka pasur tek ai.
(92) Dhe, ai përsëri shkoi (në një rrugë kah veriu).
(93) Kur arriti në mes dy maleve, gjeti afër tyre një popull, i cili, pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme.
(94) Ata thanë: “O Dhulkarnejn, - me të vërtetë, Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë (popuj) ngatërrestarë në Tokë. A don të të japim dhuratë që të ndërtosh pendën në mes nesh dhe atyre?”
(95) (Dhulkarnejni) tha: “Atë që ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë (nga ajo që ofroni ju), por më ndihmoni ju mua me fuqi (jo me pasuri)! Do të ndërtoj një pendë në mes jush e atyre.
(96) Më sillni copa hekuri!” E, kur ai i rrafshoi dy anët e bjeshkëve, tha: “Fryeni zjarrit, përderisa hekuri të mos skuqet si zjarri”. Pastaj tha: “Më sillni bakër të shkrirë që ta hudhi në të”.
(97) Ata (Jexhuxhi dhe Mexhuxhi), nuk kanë mundur ta kapërcejnë as nuk kanë mundur ta zhbirojnë (pendën).
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022