(270) Çkado që të shpezoni dhe çkado që synoni për të mirë – Perëndia, me siguri di për të! – Por për zullumqarët nuk ka asnjë ndihmëtar.
(271) Nëse lëmoshën e jepni haptazi, kjo është mirë, e nëse ua jepni të varfërve fshehurazi – ajo është edhe më mirë, dhe Ai ua shlyen disa nga mëkatet tuaja. – Se Perëndia i di mirë ato që punoni ju.
(272) Nuk është obligim yti (o Muhammed!) t’i udhëzosh ata në rrugë të drejtë, por Perëndia e udhëzon kënd të dojë në rrugën e drejtë. Çfarëdo ndihme të mirë që bëni, (shpërblimi) është në dobi të juaj, se ju këtë e bëni vetëm për hirë të Perëndisë! Çfarëdo që jepni ju nga të mirat do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.
(273) (Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët, të angazhuar në rrugën e Zotit nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Pasi që ata janë modest e nuk lypin, ai, që nuk i njeh ata, kujton se janë pasanikë. I njeh ata në fizionominë e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Perëndia i di ato.
(274) Ata që japin nga pasuria e tyre (lëmoshë) natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, për ata ka shpërblim te Zoti i tyre; për ta nuk ka frikë as pikëllim.