(65) Perëndia ka zbritur ujin nga qielli, e me të, ka ngjallë tokën pasi që ishte tharë ajo! Kjo, me të vërtetë, është argument për njerëzit që duan të dëgjojnë.
(66) Me të vërtetë, ju edhe shtazët keni shenjë të përshtatshme për mësimin tuaj; Na ju furnizojmë me atë që kanë në barkun e tyre – ndërmjet ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pijnë.
(67) E, nga frutet e palmeve dhe të hardhisë, ju përgatitni pije dhe ushqim të këndshëm. Kjo, me të vërtetë, është argument për ata që mendojnë.
(68) Dhe, e frymëzoi (e krijoi me një cilësi të mrekullueshme) Zoti yt bleten: “Ndërto, shtëpi në male dhe në drunj dhe në atë që kanë ngritur njerëzit,
(69) ushqehu me gjithfarë lloje frutesh dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del pije (mjaltë) ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç për njerëzit. Kjo, me të vërtetë, është argument për ata që meditojnë.
(70) Perëndia u ka krijuar juve, pastaj ua merr shpirtin; ka disa prej jush që arrijnë kufijt më të ulët të jetës (pleqërisë) që (më vonë), të mos kuptojë asgjë, nga ajo që ka ditur. Me të vërtetë, Perëndia, është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.
(71) Perëndia, disa prej jush i ka furnizuar më mirë. Por, atyre, që u ka dhënë më shumë, ata nuk iu japin furnizim atyre që i kanë nën pushtetin e vet, edhe pse ata janë të barabartë, (në furnizimin që është nga Perëndia për tërë njerëzit). Si po i mohoni dhuntitë e Perëndisë? (Kur nuk i bëni shok vetes, si mund t’i bëni shok Perëndisë?)
(72) Perëndia ka krijuar gratë nga lloji juaj, e nga gratë tuaja u jep djemtë e nipat dhe u furnizon me ushqime të mira. A, mos vallë, ata besojnë në gënjeshtra (idhuj), e mohojnë dhuntinë e Perëndisë,