(62) Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij. E, kur të gjenden me te (Pejgamberin) në një punë të përbashkët, nuk largohen para se të kërkojnë leje prej tij. Me të vërtetë, ata që kërkojnë leje prej teje, padyshim, besojnë në Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij. E, kur të kërkojnë ata leje prej teje, për ndonjë punë të tyre, jepju leje kujt ë duash prej tyre dhe kërko për ta falje nga Perëndia. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues.
(63) Mos e konsideroni thirrjen e Pejgamberit në mesin tuaj, si thirrje të rëndomtë që ju ia bëni njëri-tjetrit; Perëndia, me siguri, i di ata që bishtërojnë prej jush tinëzisht. Le të druajnë ata që i kundërshtojnë urdhërit të tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godas ata dënimi i dhembshëm.
(64) E, me të vërtetë, të Perëndisë janë gjithçka gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai, di se në çfarë gjendje jeni. Dhe – di Ditën kur ata do të kthehen tek Ai, e do t’i laj¬mërojë ata për veprat që kanë punuar. E, Perëndia, është i dijshëm për çdo gjë!
الفرقان Al-Furqaan
(1) I lartësuar është Ai, që i ka shpallur Kur’anin (i cili ndanë të vërtetën prej të pavërtetës) robit të Vet (Muhammedit), që të jetë paralajmërues për botërat (njerëzit),
(2) Atij që i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës, i cili nuk ka fëmijë dhe i cili nuk ka shok në pushtet dhe i cili ka krijuar çdo gjë, e i ka rregulluar si duhet ato!