الهمزة   سورة  : Al-Humaza


سورة Sura   الهمزة   Al-Humaza
الصفحة Page 601
العصر Al-Asr
(1) Betohem në kohë, -
(2) me të vërtetë, njeriu është në humbje,
(3) përveç atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, dhe të cilët rekomandojnë njëri-tjetrit të vërtetën (fenë Islame), dhe të cilët i rekomandojnë njëri-tjetrit durimin, (në zbatimin e urdhërave të Perëndisë).
الهمزة Al-Humaza
(1) Mjer për çdo përqeshës – shpifës,
(2) që grumbullon pasuri dhe e ruan, (për ardhmërinë e ëndërruar)
(3) dhe mendon që ajo pasuri e tij, do ta bëjë të pavdekshëm!
(4) Jo, jo! Mashtrohet! Ai, me të vërtetë, do të hidhet (në) Hutameh (Skëterrë), i habitur;
(5) E kush të tregon ty se ç’është el-Hutameh?
(6) Ai është zjarri i ndezur i Zotit,
(7) i cili do të depërtojë deri në zemër.
(8) Ai (zjarri) do të jetë i mbyllur mbi ta (si saç),
(9) në shtylla të gjata flakëruese.
الفيل Al-Fil
(1) Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si ka vepruar Zoti yt me ushtrinë (pronarët) e elefantëve?!
(2) A nuk ju shkuankot dinakëritë e tyre,
(3) e dërgoi kundër tyre tufa zogjësh – (Ebabilash),
(4) të cilët hedhnin mbi ta copa dheu (të forcuara si gurë),
(5) e i bëri ata si ndonjë gjeth që është hëngër (prej krimit – tëjes)?
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022