(49) Thuaj: “E vërteta (Islamizmi) ka ardhur, kurse gënjeshtra as nuk mund të shfaqet e as të përsëritet.
(50) Thuaj: “Nëse humbi, unë humbi vetëm në dëmin tim, e nëse udhëzohem në rrugën e drejtë, kjo është nga shpallja e Zotit tim. Ai, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe është afër”.
(51) Sikur t’i shihje ata kur frikësohen, e nuk kanë ku të ikin; do të kapen për së afërmi (pa mund të ikur asnjë hap),
(52) e thonë: “Na besojmë në atë (Kur’anin)”. E, prej nga ata ta përvetësojnë (besimin) prej vendit të largët (botës së ardhshme);
(53) E, ata e kanë mohuar atë (Kur’anin) qysh më parë (në këtë botë), dhe i hudhin të padukshmet nga aspekti i largësisë (prej të vërtetës);
(54) dhe ka ekzistuar distancë në mes tyre dhe asaj që dëshironin ata, ashtu siç, është vepruar me të ngjashmit – më parë. Me të vërtetë, të gjithë ata kanë qenë në dyshim të madh.
فاطر Faatir
(1) Falenderimi qoftë për Perëndinë, krijuesit të qiejve, dhe Tokës, i cili i ka bërë engjëjt pejgamberë me krahë, me nga dy, tre dhe katër. Ai shtonnë krijimtari çka të dojë. Perëndia, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë.
(2) Atë që Perëndia ua ka dërguar njerëzve nga mëshira e Tij, nuk mund ta pengojë askush, e atë që Ai e pengon – askush nuk mundet, pas Tij, ta jap; Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
(3) O njerëz! Kujtonie dhuntinë e Perëndisë juve. A ka ndonjë krijues, pos Perëndisë, i cili ju furnizon nga qielli dhe Toka? S’ka zot tjetër përveç Tij, e nga po ia mbani ju.