الأنعام   سورة  : Al-An'aam


سورة Sura   الأنعام   Al-An'aam
وَمَا لَكُمْ أَلَّا تَأْكُلُوا مِمَّا ذُكِرَ اسْمُ اللَّهِ عَلَيْهِ وَقَدْ فَصَّلَ لَكُم مَّا حَرَّمَ عَلَيْكُمْ إِلَّا مَا اضْطُرِرْتُمْ إِلَيْهِ ۗ وَإِنَّ كَثِيرًا لَّيُضِلُّونَ بِأَهْوَائِهِم بِغَيْرِ عِلْمٍ ۗ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِالْمُعْتَدِينَ (119) وَذَرُوا ظَاهِرَ الْإِثْمِ وَبَاطِنَهُ ۚ إِنَّ الَّذِينَ يَكْسِبُونَ الْإِثْمَ سَيُجْزَوْنَ بِمَا كَانُوا يَقْتَرِفُونَ (120) وَلَا تَأْكُلُوا مِمَّا لَمْ يُذْكَرِ اسْمُ اللَّهِ عَلَيْهِ وَإِنَّهُ لَفِسْقٌ ۗ وَإِنَّ الشَّيَاطِينَ لَيُوحُونَ إِلَىٰ أَوْلِيَائِهِمْ لِيُجَادِلُوكُمْ ۖ وَإِنْ أَطَعْتُمُوهُمْ إِنَّكُمْ لَمُشْرِكُونَ (121) أَوَمَن كَانَ مَيْتًا فَأَحْيَيْنَاهُ وَجَعَلْنَا لَهُ نُورًا يَمْشِي بِهِ فِي النَّاسِ كَمَن مَّثَلُهُ فِي الظُّلُمَاتِ لَيْسَ بِخَارِجٍ مِّنْهَا ۚ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلْكَافِرِينَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (122) وَكَذَٰلِكَ جَعَلْنَا فِي كُلِّ قَرْيَةٍ أَكَابِرَ مُجْرِمِيهَا لِيَمْكُرُوا فِيهَا ۖ وَمَا يَمْكُرُونَ إِلَّا بِأَنفُسِهِمْ وَمَا يَشْعُرُونَ (123) وَإِذَا جَاءَتْهُمْ آيَةٌ قَالُوا لَن نُّؤْمِنَ حَتَّىٰ نُؤْتَىٰ مِثْلَ مَا أُوتِيَ رُسُلُ اللَّهِ ۘ اللَّهُ أَعْلَمُ حَيْثُ يَجْعَلُ رِسَالَتَهُ ۗ سَيُصِيبُ الَّذِينَ أَجْرَمُوا صَغَارٌ عِندَ اللَّهِ وَعَذَابٌ شَدِيدٌ بِمَا كَانُوا يَمْكُرُونَ (124)
الصفحة Page 143
(119) E pse mos ta hani ate që është therrë në emër të Perëndisë, e Ai ju ka shpjeguar ç’është e ndaluar, - përveç se kur jeni në shtrënges. ë shumë prej tyre nga padia, i shmangin ata prej udhës së mbarë për kënaqësinë e vet. Me të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që e kanë kaluar kufirin.
(120) Lëreni mëkatet e hapta dhe të fshehta. Se, me të vërtetë, ata që kanë bërë mëkate, do të ndëshkohen për atë që kanë gaguar.
(121) Mos e hani atë, që kur është therrë nuk është përmendur emri i Perëndisë; ajo me të vërtetë, është mëkat! Me të vërtetë, djajtë i nxisin miqtë e vet që të polemizojnë me ju. E nëse ju u përuleni atyre, atëherë edhe ju, me të vërtetë, jeni idhujtarë.
(122) A barazohet ai që është i vdekur (i humbur) e Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecë në mesin e njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj. Kështu, mohuesve u janë zbukuruar ato vepra që kanë punuar.
(123) Dhe poashtu, Ne kemi bërë në çdo anë (sikur në Mekke) të mëdhenj – mëkatarë, që të pshtjellojnë në të. Mirëpo, ata pshtjellojnë vetëm vetveten, e nuk hetojnë.
(124) Kur atyre t’u vijë ndonjë dokument; ata thonë: “Na nuk do të besojmë deri sa të mos na jepet, si ajo që iu është dhënë pejgamberëve të Perëndisë”. Perëndia di më së miri ku e vendos profetninë e Vet. Ata që kanë bërë mëkate, do t’i arrijë një poshtrim nga ana e Perëndisë dhe ndëshkim i ashpër për atë që kanë pshtjelluar.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022