الأنفال   سورة  : Al-Anfaal


سورة Sura   الأنفال   Al-Anfaal
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّمَن فِي أَيْدِيكُم مِّنَ الْأَسْرَىٰ إِن يَعْلَمِ اللَّهُ فِي قُلُوبِكُمْ خَيْرًا يُؤْتِكُمْ خَيْرًا مِّمَّا أُخِذَ مِنكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ (70) وَإِن يُرِيدُوا خِيَانَتَكَ فَقَدْ خَانُوا اللَّهَ مِن قَبْلُ فَأَمْكَنَ مِنْهُمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ (71) إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَهَاجَرُوا وَجَاهَدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَالَّذِينَ آوَوا وَّنَصَرُوا أُولَٰئِكَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ ۚ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يُهَاجِرُوا مَا لَكُم مِّن وَلَايَتِهِم مِّن شَيْءٍ حَتَّىٰ يُهَاجِرُوا ۚ وَإِنِ اسْتَنصَرُوكُمْ فِي الدِّينِ فَعَلَيْكُمُ النَّصْرُ إِلَّا عَلَىٰ قَوْمٍ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُم مِّيثَاقٌ ۗ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ (72) وَالَّذِينَ كَفَرُوا بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ ۚ إِلَّا تَفْعَلُوهُ تَكُن فِتْنَةٌ فِي الْأَرْضِ وَفَسَادٌ كَبِيرٌ (73) وَالَّذِينَ آمَنُوا وَهَاجَرُوا وَجَاهَدُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَالَّذِينَ آوَوا وَّنَصَرُوا أُولَٰئِكَ هُمُ الْمُؤْمِنُونَ حَقًّا ۚ لَّهُم مَّغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ (74) وَالَّذِينَ آمَنُوا مِن بَعْدُ وَهَاجَرُوا وَجَاهَدُوا مَعَكُمْ فَأُولَٰئِكَ مِنكُمْ ۚ وَأُولُو الْأَرْحَامِ بَعْضُهُمْ أَوْلَىٰ بِبَعْضٍ فِي كِتَابِ اللَّهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ (75)
الصفحة Page 186
(70) O Pejgamber! Thuaju robërve që gjenden në duart tuaja: “Nëse Perëndia di se në zemrat tuaja ka çfarëdo të mirë, do t’u japë ende më të mirë nga ajo që u është marrë juve dhe do t’ju falë”. – Se, Perëndia është falës dhe mëshirues.
(71) E, nëse ata duan të të tradhëtojnë ty, e ata – qysh më parë kanë tradhëtuar Perëndinë, dhe prandaj, Ai ty ta mundësoi fitoren ndaj tyre. Perëndia është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
(72) Me të vërtetë, ata që besojnë dhe emigrojnë, e që luftojnë me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Perëndisë, dhe ata që u bëjnë strehim dhe u ndihmojnë, janë miqë për njëri-tjetrin. Por, ata që besojnë e që nuk kanë emigruar, - nuk mund të bëhen ndihmëtarë e trashëgimtarë – derisa të mos emigrojnë. E, nëse ju luten që t’u ndihmoni në fe, jeni të obliguar t’u dilni në ndihmë, përpos me popullin me të cilin keni marrëveshje (për mossulmim). E, Perëndia e sheh mirë atë që veproni.
(73) E, mohuesit janë miq për njëri-tjetrin. Nëse nuk veproni kështu siç jeni urdhëruar, do të bëhet ngatërresë dhe çrregullim i madh në Tokë.
(74) Ata që besojnë dhe migrojnë, e luftojnë në rrugën e Perëndisë, dhe ata që u bëjnë strehim e u ndihmojnë, - ata, padyshim, janë besimtarë të vërtetë, - për ta ka falje dhe furnizim të mirë.
(75) E, ata që u bënë besimtarë më vonë, - që emigrojnë dhe luftojnë bashkë me ju, - ata radhiten me ju, kurse ata (besimtarë) që janë në lidhje farefisnore – sipas Librit të Perëndisë – janë më të afërt për njëri-tjetrin. Me të vërtetë, Perëndia është i dijshëm për çdo gjë.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022