البقرة   سورة  : Al-Baqara


سورة Sura   البقرة   Al-Baqara
۞ وَإِن كُنتُمْ عَلَىٰ سَفَرٍ وَلَمْ تَجِدُوا كَاتِبًا فَرِهَانٌ مَّقْبُوضَةٌ ۖ فَإِنْ أَمِنَ بَعْضُكُم بَعْضًا فَلْيُؤَدِّ الَّذِي اؤْتُمِنَ أَمَانَتَهُ وَلْيَتَّقِ اللَّهَ رَبَّهُ ۗ وَلَا تَكْتُمُوا الشَّهَادَةَ ۚ وَمَن يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُ آثِمٌ قَلْبُهُ ۗ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ (283) لِّلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ وَإِن تُبْدُوا مَا فِي أَنفُسِكُمْ أَوْ تُخْفُوهُ يُحَاسِبْكُم بِهِ اللَّهُ ۖ فَيَغْفِرُ لِمَن يَشَاءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَاءُ ۗ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (284) آمَنَ الرَّسُولُ بِمَا أُنزِلَ إِلَيْهِ مِن رَّبِّهِ وَالْمُؤْمِنُونَ ۚ كُلٌّ آمَنَ بِاللَّهِ وَمَلَائِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِّن رُّسُلِهِ ۚ وَقَالُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا ۖ غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ الْمَصِيرُ (285) لَا يُكَلِّفُ اللَّهُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا ۚ لَهَا مَا كَسَبَتْ وَعَلَيْهَا مَا اكْتَسَبَتْ ۗ رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذْنَا إِن نَّسِينَا أَوْ أَخْطَأْنَا ۚ رَبَّنَا وَلَا تَحْمِلْ عَلَيْنَا إِصْرًا كَمَا حَمَلْتَهُ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِنَا ۚ رَبَّنَا وَلَا تُحَمِّلْنَا مَا لَا طَاقَةَ لَنَا بِهِ ۖ وَاعْفُ عَنَّا وَاغْفِرْ لَنَا وَارْحَمْنَا ۚ أَنتَ مَوْلَانَا فَانصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ (286)
الصفحة Page 49
(283) E, nëse jeni në udhëtim e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng. Dhe nëse njëri prejjush ka besim në tjetrin, atëherë borxhliu le ta kthejë atë që e ka marrë në besim dhe le t’i frikohet Perëndisë, Zotit të vet. Mos fshihni dëshminë; se kush e fsheh ate, zemra e tij është mëkatare. Se, Perëndia di çdo gjë që punoni ju.
(284) Të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. I tregoni ju ato që kini në shpirtin tuaj, apo i fshehni, Perëndia do t’ju pyet për të dhe do ta falë kënd të dojë, e do ta dënoj kënd të dojë. Se, Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm.
(285) Pejgamberi beson në ate që i është shpallur (Kur’ani) nga Zoti i tij, dhe besimtarët; - të gjithë ata besojnë Perëndinë, engjëjt e Tij, Librat e Tij dhe pejgamberëve të Tij: “Na nuk e dallojmë asnjerin nga pejgamberët e Tij”. Ata thonë: “Na dëgjuam dhe përulemi, - falna neve o Zoti ynë dhe te Ti do të kthehemi!
(286) Perëndia nuk e ngarkon askend përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bënë, kurse në dëm të tij është e keqja që e punon, Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim ashtu si i pate ndëshkuar ata para nesh! Zoti ynë! Mos na ngarko me atë që nuk mund ta bartim! Shlyena mëkatet tona, falna ato dhe mëshirona! Ti je Zoti ynë! Andaj, ndihmona kundër atyre që nuk besojnë.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022