(36) Dhe kur Musai u solli argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo është vetëm magji e trilluar, dhe ne nuk kemi dëgjuar këtë prej baballarëve tanë”.
(37) E, Musai tha: “Zoti im e di mirë atë që i sjell udhëzimet prej tij dhe atë, që do ta ketë mbarimin e mirë; e me të vërtetë, mohuesit nuk do të shpëtojnë.
(38) Dhe, Faraoni tha: “O parësi, unë nuk di që për ju ka tjetër zot përveç meje, e ti, o Haman (ministër i Faraonit), m’i pjek qerpiqtë dhe ma ndërto godinën e lartë që të ngritem te zoti i Musait, meqë, unë – atë e konsideroj për gënjeshtar!”
(39) Dhe, u madhështua ai dhe ushtria e tij në tokë pa kurrfarë të drejte dhe mendonin se nuk do të kthehen te Ne.
(40) E, Na e dënuam atë dhe ushtrinë e tij dhe i hodhëm në det, andaj shiko, si qe fundi i zullumqarëve!
(41) E, i kemi pasë bërë udhëheqës, që thirrnin në atë që shpie në zjarr; e në Ditën e Kijametit nuk do të ndihmohen.
(42) Dhe Na – i kemi përcjellë ata në këtë jetë, me mallkim, e në Ditën e Kijametit do të jenë të keqtrajtuar.
(43) Na, me të vërtetë, ia kemi dhënë Musait Librin pasi i kemi shkatërruar popujt e lashtë, që të jetë dritë për njerëzit dhe udhëzim e mëshirë – për t’u këshilluar ata.