نوح   سورة  : Nooh


سورة Sura   نوح   Nooh
يُرْسِلِ السَّمَاءَ عَلَيْكُم مِّدْرَارًا (11) وَيُمْدِدْكُم بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَيَجْعَل لَّكُمْ جَنَّاتٍ وَيَجْعَل لَّكُمْ أَنْهَارًا (12) مَّا لَكُمْ لَا تَرْجُونَ لِلَّهِ وَقَارًا (13) وَقَدْ خَلَقَكُمْ أَطْوَارًا (14) أَلَمْ تَرَوْا كَيْفَ خَلَقَ اللَّهُ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ طِبَاقًا (15) وَجَعَلَ الْقَمَرَ فِيهِنَّ نُورًا وَجَعَلَ الشَّمْسَ سِرَاجًا (16) وَاللَّهُ أَنبَتَكُم مِّنَ الْأَرْضِ نَبَاتًا (17) ثُمَّ يُعِيدُكُمْ فِيهَا وَيُخْرِجُكُمْ إِخْرَاجًا (18) وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ بِسَاطًا (19) لِّتَسْلُكُوا مِنْهَا سُبُلًا فِجَاجًا (20) قَالَ نُوحٌ رَّبِّ إِنَّهُمْ عَصَوْنِي وَاتَّبَعُوا مَن لَّمْ يَزِدْهُ مَالُهُ وَوَلَدُهُ إِلَّا خَسَارًا (21) وَمَكَرُوا مَكْرًا كُبَّارًا (22) وَقَالُوا لَا تَذَرُنَّ آلِهَتَكُمْ وَلَا تَذَرُنَّ وَدًّا وَلَا سُوَاعًا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسْرًا (23) وَقَدْ أَضَلُّوا كَثِيرًا ۖ وَلَا تَزِدِ الظَّالِمِينَ إِلَّا ضَلَالًا (24) مِّمَّا خَطِيئَاتِهِمْ أُغْرِقُوا فَأُدْخِلُوا نَارًا فَلَمْ يَجِدُوا لَهُم مِّن دُونِ اللَّهِ أَنصَارًا (25) وَقَالَ نُوحٌ رَّبِّ لَا تَذَرْ عَلَى الْأَرْضِ مِنَ الْكَافِرِينَ دَيَّارًا (26) إِنَّكَ إِن تَذَرْهُمْ يُضِلُّوا عِبَادَكَ وَلَا يَلِدُوا إِلَّا فَاجِرًا كَفَّارًا (27) رَّبِّ اغْفِرْ لِي وَلِوَالِدَيَّ وَلِمَن دَخَلَ بَيْتِيَ مُؤْمِنًا وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ وَلَا تَزِدِ الظَّالِمِينَ إِلَّا تَبَارًا (28)
الصفحة Page 571
(11) Ai do t’ju dërgojë juve shi të bollshëm,
(12) dhe do t’ju ndihmojë me pasuri dhe me fëmijë, dhe për ju do të krijojë kopshtije dhe për ju do të krijojë lumenj.
(13) Përse nuk i frikoheni madhërisë së Perëndisë,
(14) e, Ai ju ka krijuar me forma (faza) të ndryshme?!
(15) A nuk po shihni se si Perëndia i ka krijuar shtatë qiejt – palë-palë (kat-kat),
(16) dhe në ta e ka bërë Hënën dritë, kurse Diellin e ka bërë fener (ndriçues)?
(17) Perëndia ju ka krijuar nga toka (dheu), ashtu si bimët,
(18) pastaj ju kthen te ajo dhe prej saj sërish do t’ju nxjerrë.
(19) Perëndia për ju Tokën e ka bërë shtrojë,
(20) që të ecni nëpër të, nëpër rrugët e gjera?”
(21) Nuhu tha: “O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, pos shkatërrimt,
(22) dhe trilluan trillime të mëdha (kundër Nuhut)
(23) dhe kanë thënë (populli i Nuhut): Mos i lini kurrsesi zotrat tuaja, mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jeukin, as Nesrin’!
(24) E, këta idhujë kanë mashtruar shumë (njerëz); e ti (keqbërësve), mos u smadho asgjë, përpos humbjes!”
(25) Për shkak të mëkateve të tyre, ata janë përmbytur, e janë hedhur në zjarr dhe ata nuk kanë gjetur mbrojtës tjetër për vete, përveç Perëndisë.
(26) Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë të qarkullojë në faqe të dheut asnjë mohues,
(27) sepse, me të vërtetë, nëse Ti i lë, ata – do t’i shpien në humbje robërit e Tu dhe do tëlindin vetëm mëkatarë dhe jobesimtarë!
(28) O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, dhe ata të cilët hynë në shtëpinë time si besimtarë, dhe besimtarët e besimtaret, ndërsa zullumqarëve shtoju vetëm shkatërrimin!
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022